Rajoni

Zjarr në një qendër tregtare në Pejë të Kosovës, 8 të lënduar!

Zjarr në një qendër tregtare në Pejë të Kosovës, lëndohen 8 persona. Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme e nuk janë në rrezik për jetën. Raportohet edhe se shumica kanë probleme të krijuara nga tymi. Në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm Pejë, thuhet:

Njoftim lidhur me pacientët e pranuar nga djegia e objektit në Pejë!

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi.

Shtëllungat e reve të zeza kanë përfshirë të gjithë zonën ku shkuan forca të shumta zjarrfikëse për të bërë të mundur lokalizimin e shuarjen e zjarrit. Shkaqet ende nuk dihen dhe nisën hetime për të zbuluar më shumë në lidhje me rrethanat. Po ashtu, pritet një bilanc i dëmeve materiale.