Aktualitet

Zjarr në spitalin e Fierit, fatmirësisht pa të lënduar!

Një zjarr ra sot në katin e parë të spitalit rajonal të Fierit dhe ka nisur në laboratorin e imazherisë. Sipas imazheristit Aristotel Kusta një shkëndijë elektrike në laboratorin e imazherisë ka qenë shkak i flakëve.

Ajo që ka marrë flakë është makineria e larjes së filmave. Bëri masë dhe shkaktoi flakë. Aty ka filluar flaka dhe më pas ka marrë gjithë laboratori. Atje kishte dollapë, rafte të larjes së filmave, kanë dalë jashtë përdorimit të gjitha.

Në atë moment, në laboratorë nuk ka pasur njerëz, por flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale. Tymi dhe flakët shkaktuan panik te pacientët që ndodheshin në ambientet e spitalit. Policët u kanë dhënë ndihmën e parë pacientëve, ndërsa zjarrfikësit shuan zjarrin.