Aktualitet

Zjarr në Tale të Lezhës, zjarrfikëset drejt vendngjarjes!

Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Tales në Lezhë.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nga zjarri rrezikohen edhe disa objekte përreth, pasi flakët janë afruar pranë një biznesi në zonën e Tales.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.