Bota

Zjarret në Evropë/ Greqia dhe Spanja më të prekurat!

Evropa është nën pushtetin e zjarreve orët e fundit të ndihmuar edhe nga temperature e larta zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Valle de Arlanza në provincën veriore të Spanjës, Burgos.

Zyra kombëtare spanjolle e motit tha se vala e pamëshirshme e të nxehtit që nga 9 korriku dhe mungesa e shiut që nga fillimi i vitit në të gjithë Gadishullin Iberik nënkuptonin se ekzistonte një rrezik “ekstrem” i zjarreve. Zjarret në Francë, Spanjë dhe Portugali kanë djegur tashmë më shumë tokë sesa u shkatërruan nga flakët në të gjithë vitin 2021.

Ndërkohë qindra rezidentë dhe turistë të huaj janë evakuuar nga ishulli grek i Lesbosit, mes ferrit të zjarreve pyjore që po kërcënojë fshatra të tëra te zonës. 50 punonjës zjarrfikës, 17 makina zjarrfikëse dhe 9 avionë cisterne janë angazhuar në luftën me flakën, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe vullnetarë lokale. Zjarri gjigant nisi mëngjesin e  së shtunës në afërsi të Vateras, një destinacion tejet popullor për vizitorët e huaj dhe ende nuk ka mundur të vihet nën kontroll. Gjatë rrugës, flakët dogjën disa ndërtesa e madje zbritën deri në bregdet duke shkaktuar panik mes banorëve.

Sipas mediave vendase, që nga e shtuna janë evakuuar më shumë se 450 banorë nga disa pjesë të ishullit, ndërsa 9 vetë u shpëtuan pasi kishin mbetur të  bllokuar në një plazh pranë Vaterës.

Greqia është goditur rëndë nga zjarret pyjore këto ditët e fundit në një kohë kur e gjithë Europa është përballur me një valë rekord të nxehti, që ka ushqyer flakët masive edhe në France e Itali. 320 zjarrfikës po luftojnë për të frenuar avancimin e flakëve në parkun kombëtar Dadia, që kërcënojnë veç të tjerash edhe foletë e shqiponjave të zeza atje, një specie kjo tejet e rrallë zogjsh.

Greqia vetë është në darën e një te nxehtit të zgjatur me temperatura që pritet të mbërrijnë 43 gradët Celsius, e shumë pjesë të vendit janë në gjendje alarmi nga zjarret.