Bota

Zjarret në Kaliforni, mijëra zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e tyre!

Më shumë se 13.500 zjarrfikës në shtetin amerikan të Kalifornisë po luftojnë me zjarret që kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen për në vend të sigurta. Zjarri dhe tymi po përhapen në zonën pranë Kyburz të Kalifornisë. Zjarri në Caldor, i cili po përhapet për shkak të erërave, po shkon drejt vendbanimit të South Lake Tahoe, i cili është një destinacion i njohur turistik.

Vala e nxehtësisë dhe thatësira të lidhura me ndryshimet klimatike e kanë bërë më të vështirë luftimin e zjarreve. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike e kanë bërë rajonin shumë më të ngrohtë dhe më të thatë në 30 vitet e fundit dhe se do të vazhdojë ta bëjnë motin më ekstrem dhe zjarret më të shpeshta dhe më shkatërruese.

Me më shumë se një milion hektarë të djegur në fillim të sezonit të zjarreve, Kalifornia po hyn në një territor të panjohur, me nxehtësinë rekord që së shpejti do të kombinohet me erërat sezonale, sipas autoriteteve. Klimatologu Bill Patzert tha se:

Ne po hyjmë në nivelin e lartë të sezonit të zjarreve dhe tashmë jemi të gjunjëzuar. Moti është karta e egër dhe modelet e tij kanë ndryshuar. Duke parë në përparësi, është e vështirë të jesh optimist.

Rikujtojmë, se një tornado zjarri është filmuar nga qytetarët në një rajon të Kalifornisë disa ditë më parë. Është një nga shenjat që tregon motin ekstrem që po kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me thatësirën dhe temperaturat e larta rekord. Edhe pse të rralla, fenomene të tilla janë parë edhe vitet e kaluara.

Në vitin 2016 një i tillë pati ndodhur në Kaliforni dhe një tjetër në Missouri në 2018. 3 vite më parë në këtë shtet njëri nga tornadot e zjarrit ishte 300 metra i gjerë dhe me temperaturën që arriti në 1480 gradë celsius. Në 2020 po ashtu pati tornado të ngjashëm.