Aktualitet

Zjarri në Bushat rrezikon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri!

Situata në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës mbetet e vështirë.

Zjarret po përhapen me shpejtësi të lartë. Në rrezik ndodhen varrezat e fshatit, ku edhe për shkak të erës zjarri po iu afrohet. Banorët janë mbledhur me kova uji te varrezat në gatishmëri për t’i mbrojtur nga flakët.

Aktualisht janë në operacion 14 efektivë të MZSH-së, 10 vrojtues pyjesh, 32 punonjës nga Sektori i Mirembatjes, 6 punonjës nga  Policia Bashkiake, 7 të rinj nga Administrata, 70 vullnetarë të Komunitetit, 2 mjete zjarrfikëse.

Forca ndihmuese kanë mbërritur nga Lezha, Puka, Shkodra, Fushë-Arrëz, dhe Kukësi.

E vetmja zgjidhje mbetet ndërhyrja nga ajri sipas ekspertëve, pasi zjarri është shtrirë në siperfaqe mhaft të gjerë që përfshin Rranzën, Bushatin dhe Malin e Jushit.

Megjithatë, deri tani është bërë e mundur që të mos preken banesat.