Aktualitet

Zjarrvënie e qëllimshme? 3 automjete në flakë në Vlorë dhe Shkodër

Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 2:00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen 10 korriku te qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip Fiat. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrëvenie e qëllimshme .

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Ndërkohë në Shkodër, po gjatë natës është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar tërësisht, makina e një efektivi policie. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Sipas policisë, mjeti tip “Mitsubishi” ishte i parkuar pranë banesës së tij. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje është e qëllimshme për shkak të detyrës, apo zjarri ka rënë aksidentalisht.

Policia dhe Grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.