Celebrities Gossip Showbiz

Zoë Kravitz ‘thumbon’ Will Smith me postimin e radhës!

Ngjarja më e përfolur gjatë këtyre ditëve padiskutim ka qenë ajo mes Will Smith dhe Chris Rock. Të gjithë dhanë komentet e tyre, teksa dhe artistët të cilët ishin të pranishëm në Oscars mbajtën anën e njërit apo tjetrit. Mesa duket, tani është radha e Zoë Kravitz të bëjë komentin e saj mbi incidentin e papërshtatshëm.

Disa orë më parë, ajo postoi një foto në Instagram ku shfaqej e mrekullueshme me një fustan të bardhë me shpinën jashtë. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte pikërisht mbishkrimi i Zoë.

Dhe këtu është një foto e fustanit tim në ‘after party’ të shfaqes së dhënies së çmimeve, ku mesa duket ne bërtasim blasfemi dhe sulmojmë njerëzit në skenë tani.

Fustanin Zoë e kishte në ‘after party’ të Çmimeve Oscars. Shkrimi në foto i adresohej Will padiskutim i cili goditi në skenë komedianin Chris Rock. Të shumtë ishin fansat që komentuan pamjen magjepsëse të Zoë, teksa të tjerë iu referuan incidentit të pakëndshëm.

Kujtojmë, se Will bëri një deklaratë ndjese publike, teksa ditën e djeshme edhe Jada bëri një koment të cilin shumë e interpretuan sikur lidhej me ngjarjen. Ndërkohë ditën e sotme pritet edhe një koment nga Chris, i cili deri më tani nuk ka komentuar aspak ngjarjen. Por sot ai është në komedinë e parë pas mbrëmjes së Oscars, ndaj shumë nga fansat presin me padurim një reagim nga aktori.