Celebrities Film & Tv

Zoe Kravitz tregon sakrificën që ka bërë për rolin e saj si ‘Catwoman’!

Së fundmi aktorja e njohur Zoe Kravitz do të portretizojë rolin ikonik të ‘Catwoman’ në xhirimet e ardhshme të ‘The Batman’, së bashku me personazhin kryesor Robert Pattinson. Ajo ka treguar sesi kalimi i një viti në xhirime për rolin në mes të ndërprerjeve edhe të pandemisë koronavirus ishte shumë i vëshitrë, veçanërisht me nevojën për të qëndruar në një “formë të veçantë” për rolin e saj.

Në një intervistë për AnOther në të cilën ajo shfaqi fizikun e saj të jashtëzakonshëm për një set fotografik, aktorja tregoi sesi përvoja e të qenit e veshur me rroba maceje të përditshme, duke iu përmbajtur një rutine stërvitore të rreptë ishte me të vërtetë shumë ‘intensive’.

Si filmi ‘The Batman’ por edhe shumë filma të tjerë kanë pësuar ndërprerje në xhirime për shkak të pandemisë, dhe me mënyrën më specifike dhe bashkëpunuese të regjisorit Matt Reeves, Zoe e përshkroi xhirimin si një përvojë të jashtëzakonshme në të cilën ata janë ndjerë sikur ishin bë territorin e tyre.

Sidoqoftë, gjërat ndikuan në trupin e saj ndërsa ajo përshkroi se si duhej të mbante formën për të hyrë në kostumin e saj të përshtatshëm për çdo ditë. Ajo ka shpjeguar se:

Ka qenë fizikisht shumë e kërkuar. Më është dashur të jem në formë shumë specifike, dhe ndodhi gkatë periudhës së pandemisë. Mua më duhej të vishja një kostum maceje çdo ditë në 7 të mëngjesit, duke punuar 12 orë në ditë dhe pastaj kthehesha në shtëpi dhe stërvitesha. Ishte intensive. 

Në rolin e saj të fundit, Zoe po ndjek hapat e mëdhenj të Michelle Pfeiffer, Halle Berry, Anne Hathaway dhe Eartha Kitt të cilët kanë sjellë në jetë personazhin e Selina Kyle ndër vite. Por për Zoe-n, pasi pa të gjithë filmat e mëparshëm të ‘Batman’ zbuloi se duhej të eksploronte me të vërtetë personazhin thellësisht në mënyrë që Selina të dilte si “e vërtetë”.