Celebrities

Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden pjesë e revistës “Vogue”!

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden ka pozuar së fundmi për kopertinën “Vogue”. Jill ka zbuluar për revistën ndryshimet në jetën martesore me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Ajo u shpreh se:

Shpesh ne mund të hamë vetëm darkën së bashku, ndezim disa qirinj, bisedojmë dhe i vendosim telefonat larg.

“Pas çdo burri të madh thonë, qëndron një grua e madhe…” dhe Jill Biden mund të jetë vërtet e tillë. Sipas mediave të huaja, rikujtojmë se ajo dërgoi një mesazh të fortë nga Anglia me veshjen e saj, sipas të cilave fjala “Love” (dashuri) që shkruhej në pjesën e pasme të xhaketës së Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, i nënkuptonte të gjitha.

Veshjet e Zonjave të Para në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut. Ky ishte rasti kur Jill Biden u fotografua duke zbritur nga një aeroplan më 1 Prill, e veshur me një fustan të zi, xhaketë sportive dhe një palë geta të zeza me dizajn që në përgjithësi kanë marrë komente pozitive nga fansat. Mirëpo, nuk kanë munguar as polemikat.

Ndërkaq, Presidenti Joe Biden deklaroi se shpesh herë e merr malli për të dhe për jetën e tyre të dikurshme.

Më mungon ajo. Jam vërtetë krenar për të. Por, nuk është e njëjta jetesë që kemi patur. Kur jetonim në Delaware, njëherë në muaj udhëtonim dhe hanim mëngjes jashtë për të kaluar pak kohë në intimitet me njëri tjetrin. Tani  ne nuk mundemi. Nuk po ankohem, është pjesë e punës. Por kjo jetë të kufizon.