Bota

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska: “Askush nuk ma merr bashkëshortin tim..”!

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, së fundmi iu drejtua gazetarëve të mediave së bashku me bashkëshortin e saj Volodymyr Zelenskyy, duke shënuar herën e dytë që çifti u shfaq së bashku që nga fillimi i luftës në shkurt. Olena, e cila kohët e fundit ka përdorur mediat sociale për të nxitur mbështetjen për vendin e saj, zbuloi se si e mori vesh për luftën dhe foli gjithashtu për pasojat në familjen e saj. Ajo pohoi se:

Askush nuk ma merr bashkëshortin tim, madje as lufta. Familja është e ndarë. Ai jeton në punë. Për dy muaj e gjysmë nuk jemi parë fare, kemi folur vetëm në telefon. Ne jemi duke pritur, ashtu si familjet e tjera ukrainase.

Gjithashtu duke përshkruar përvojën e saj në ditën kur filloi konflikti, Olena tha se ajo ende kujton se u zgjua nga tingujt e çuditshëm nga jashtë, siç ndodhi me të gjithë.

Ishte errësirë, thuajse natë dhe pashë që Volodymyr nuk ishte pranë meje. E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ai tha, ‘Ka filluar’. “Nuk mund t’i përshkruaj emocionet, ankthin dhe hutimin. Më tha këtë dhe u largua. Pas kësaj, ne nuk u pamë njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë.

Zelenska tha se nuk ishte e befasuar që burri i saj ka frymëzuar botën me udhëheqjen e tij të palëkundur dhe rezistencën e madhe ndaj Rusisë.

Nuk mund të them se Volodymyr ka ndryshuar që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte një burrë i besueshëm dhe ai mbetet i tillë. Pikëpamja e tij nuk ka ndryshuar.

Olena, një skenariste, tha se nuk ishte gjithmonë fansja më e madhe e fjalimeve të bashkëshortit të saj dhe shpesh nuk kishte kohë t’i shikonte ato. Presidenti Zelensky në anën tjetër qëndroi i vendosur në mesazhin, duke thënë:

Nuk ishim ne ata që filluam këtë luftë, por ne do të jemi ata që do t’i japim fund.

Lajmi erdhi pasi fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol më në fund iu dorëzua pushtuesve rusë dhe Putin filloi një sulm të ri në Donbas. Javët e fundit Rusia është detyruar të largohet nga periferi i qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.