Celebrities Showbiz

“Zot na ruaj…”/Iliri do të nominonte Arjolën dhe jo Donaldin?!

“Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

Të gjithë banorët vendosen në qendër të vëmendjes në lidhje me gjithçka që ata bëjnë dhe thonë. Edhe deklarata e fundit e Ilir Shaqirit në lidhje me nominimet dhe me vendimin e Donalidit, nuk mbeti pa u diskutuar. Askush nuk e priste por Iliri tregoi se do të kishte zgjedhur që të nominonte dikë tjetër.

Iliri: Unë personalisht , nëse do të doja të tregoja një lloj force apo kurajo, do kisha zgjedhur dy persona të tjerë. Është logjika ime, do ju kisha dhënë shansin tre personave, as Ilirit dhe as Donalidit.

Arbana: Po a është edhe Arjola?

Ilri: Po, mund të kishte qenë edhe Arjola.

Arjola: Hej, zot na ruaj! Unë e di që është e vështirë por të zgjedhësh njerëzit e afërt për të nxjerrë në nominim që tani në mes të lojës për mua është e tepërt. Ky është mendimi im.

Mesa është lënë të kuptohet Iliri ka bërë edhe shaka pasi ka qeshur me Arjolën pasi ju përgjigj Arbanës. Duket se pas kësaj deklarate balerini i njohur krisi edhe marrëdhënien me Arjolën.

Vlen të theksohet gjithashtu që Ilri ka pasur edhe një krisje të marrëdhënieve të tij edhe me një nga banoret, konkretisht me Monikën. Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme kanë dalë në nominim tre banorë Einxhel, Dj DAGZ dhe mes tyre Iliri. Nuk dihet se cili prej tyre do të largohet ditën e martë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Na mbetet vetëm të presim.