Bota

Zotohet BE: Ulim emetimet e dioksidit të karbonit deri në 55%!

Bashkimi Europian ka vendosur që nëpërmjet një ligji blloku të kufizojë emetimet e dioksidit të karbonit për të paktën 55 për qind deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Parlamenti Evropian ka insistuar për një prag akoma më të madh të reduktimit, në 60 për qind

“Përkushtimi ynë politik për t’u bërë kontinenti i parë neutral për sa i përket klimës deri në vitin 2050 tani është i përcaktuar edhe me linja ligjore”, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ligji për Klimën e çon BE-në drejt shtegut të gjelbër për gjeneratën e ardhshme”.

Marrëveshja është arritur në prag të një samiti virtual mes liderëve botërorë që do të mbahet gjatë kësaj jave, në të cilin pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i shpalosin caqet e tyre klimatike për vitin 2030.

Në kuadër të zotimeve, Mbretëria e Bashkuar do të detyrohet të eliminojë rreth 78 për qind të emetimeve të karbonit deri në vitin 2035, ndërkaq këtë zotim kryeministri Boris Johnson pritet që ta shpalosë në samit.