Aktualitet Live From Tirana Sociale

Zv.ministri Besart Kadia: “Ja fondi 10 milion euro që do të formojmë për të mbajtur të rinjtë në vend”

Tkurrja e popullsisë po kthehet në një fenomen shqetësues për Shqipërinë, pasi të rinjtë po largohen në vendet e Europës Perëndimore për një jetesë me kushte më të mira. I ftuar për të folur rreth kësaj teme zv. ministri Besart Kadia ka folur rreth një projekti që është krijuar për të mbajtur të rinjtë në vend dhe për të investuar tek ta.

Më tej ai shtoi se:

Tashmë kemi dhe një fondacion me vlerë 10 milion euro për të investuar tek të rinjtë në vend. Kjo është e ardhmja, po t’i trajtosh qytetarët, të rinjtë për elektriçist, me atë pagë që ka, normalisht që nuk do të qëndrojë në Shqipëri, por nëqoftëse i jep mundësi të krijojë biznesin e tij në një vend si Shqipëria, me taksa të ulëta dhe me jetesë më të lirë, ke plot të rinj të talentuar që mund ti mbash. Besoj se Shqipëria mund të shndërrohet me politikat e duhura.

Kadia, gjithashtu u shpreh se ky fenomen nuk ekziston vetëm në Shqipëri, pasi edhe në vende si Hungaria, që është pjesë e Europës dhe Kroacia, ka akoma më shumë emigrime për shkak të jetesës më të mirë që vendet e zhvilluara kanë. Duke e parë si një mundësi më të lehtë ikin atje për të patur kushte më të mira në vende që janë shumë afër atdheut të tyre.