Ndryshe Politikë

Zv. ministri i Ekonomisë Besart Kadia vjen ndryshe në “Ndryshe”!

I ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte Besart Kadia, Zv. ministri i Ekonomisë. Ai pranoi se është i qeverisë Rama, por ende nuk është pjesë e Partisë Socialiste.

Njerëz shumë nuk kemi, kështuqë Rama ka atë lloj sportiviteti të shohë ku ka njerëz të zotë dhe t’i pranojë në krahun e vetë, pa qenë detyrimisht në Partinë Socialiste.

Më tej, ai u shpreh në lidhje me Partinë Demokratike, teksa shfaqi qëndrimin e tij, në lidhje me Bashën e Berishën.

Lulzim Basha përfaqësonte të ardhmen që nuk erdhi asnjëherë. Ai përfaqësonte teorikisht të ardhmen të cilën nuk e përqafoi asnjëherë, kishte shumë të rinj që donin të ndihmonin Shqipërinë, dhe ai u pa si kryetar i të ardhmes politike në Shqipëri, por nuk e bëri dot.

Por a do të vijë Berisha në pushtet sipas tij?!

Është një kauzë e shoqërisë shqiptare jo e Partisë Demokratike për mua. Nuk është çështja a do vijë në pushtet a jo Berisha, nuk është një njeri por e disa njerëzve. Nuk po flitet më për ide, qyetetarët ndoshta nuk ndihen të përfaqësuar nga opozita, është përfaqësimi i të gjithë frymës shoqërore.

Ndërkohë, ai u shpreh edhe lidhur me Big Brother Vip Albania si më poshtë.

Big Brother Vip e pashë. Ishte shumë interesant, shumë gjë e bukur. I dha një fuqi për të parë edhe veten si një lloj pasqyre e shoqërisë. Kushdo që e interpreton ndryshe për mua ia fut kot.