Sport

ZYRTARE/ Rey Manaj bëhet me ekip të ri, rikthehet në Serie A.

Rey Manaj do të jetë lojtari më i ri i skuadrës italiane, Spezia, tashmë edhe marrëveshja është pranë përfundimit.

Sulmuesit shqiptar do të largohet nga Barcelona për t’u rikthyer në kampionatin italian.

Në të kaluarën, 24-vjeçari kishte qenë pjesë e Interit, për të kaluar pastaj te disa skuadra para transferimit të tij te Barcelona.

Por, katalanasit nuk kishin hapsirë për shqiptarin në skuadrën e parë, andaj vendosën ta dërgojnë atë në huazim.

Sipas të gjitha gjasave, Spezia pritet të blejë kartonin e lojtarit, derisa Barcelona do të përfitoj tre milionë euro

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja e plotë për huazim me opsion blerje është arritur.

“Rey Manaj kalon te Spezia nga Barcelona për huazim me opsion blerje për 3 milionë euro. Kontratat e kompletuara dhe të nënshkruara”, shkroi ai.

Momentalisht Manaj është në Varshavë me kombëtaren shqiptare, në përgatitje të ndeshjes me Poloninë që luhet të enjte në 20:45