Wojciech Szczesny është zyrtarisht portieri i Barcelonës.
Gardiani polak, i cili njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur vetëm një muaj më parë, është rikthyer të veshë sërish dorezat e tij, kësaj radhe në Spanjë.
34-vjeçari ishte pjesë e Juventusit sezonin e kaluar dhe vendosir që të varte dorezat në gozhdë pasi i përfundoi kontrata me bardhezinjtë, por pas një muaj pushim, ai do të rikthehet në fushë.
Barcelona ishte në kërkim të një portieri pas dëmtimit të rënd të Ter Stegen, i cili ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, teksa Szczesny ka firmosur një kontratë një-vjeçare me katalanasit për të zëvendësuar gjermanin.