Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Zyrtarisht modele profesioniste, e gjitha bota sytë te vajza e Steve Jobs!

Eve Jobs ndoshta shumë prej jush nuk e njihni, por ajo është vajza më e vogël e krijuesit të “Apple”, Steve Jobs. Tashmë Eve nuk do të njihet në publik vetëm si vajza e Steve, ajo është duke krijuar emrin e saj si modele. Eve së fundmi është bërë zyrtarisht një modele profesioniste. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes një postimi në Instagram, duke treguar se tashmë ka nënshkruar kontratë me agjencinë e modelimit “DNA Model Management”.

Kjo e fundit është një agjenci që përfaqëson yje të njohur të modës, si Emily Ratajkowski, Kaia Gerber dhe Meadow Walker, e cila është vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker. 23-vjeçarja ka vite që punon si modele. Karrierën profesionale e filloi duke marrë pjesë në reklamën e markës “Glossier” në vitin 2020, krahas aktores së serialit “Euphoria”, Sydney Sweeney dhe finalistes së garës “RuPaul’s Drag Race”, Naomi Smalls.

Në vitin 2021, ajo shënoi debutimin në pistën e modës duke modeluar për markën “Coperni” gjatë Javës së Modës në Paris. Ndërsa, më 7 mars, Jobs ishte në mesin e të ftuarve në rreshtin e parë të sfilatës së “Louis Vuitton”. Eve është fëmija më i vogël i Steve Jobs. Ajo ndoqi Universitetin Stanford, aty ku prindërit e saj u takuan për herë të parë.

Në dhjetor të vitit 2020, Eve filloi karrierën e saj të modelimit me një fushatë festash për markën e bukurisë Glossier. Përsa i përket jetës së saj romantike, ajo është në një romancë me Harry Hudson, një këngëtar dhe kompozitor, si dhe një mik i ngushtë i familjes Kardashian-Jenner. Risjellim në vëmendje një nga daljet e fundit të 23-vjeçares në sfilatën e markës Coperni në Javën e Modës në Paris. Ajo iu bashkua yjeve si Gigi Hadid, Paloma Elsesser dhe Adut Akech në sfilatë. Eve u shfaq e veshur më një bluzë të gjelbër neon, minifund me printe, shapka me platformë, syze dielli që binin në sy dhe një çantë të bardhë.