Horoskopi Lifestyle

Zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, ja çfarë i bën ata ndryshe nga shenjat e tjera të zodiakut!

Teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e Shigjetarit, vëmendjen më të madhe e marrin ata. Çfarë kanë ndryshe ata nga të tjerët? Kur mendojmë Shigjetarët, e kemi të vështirë t’i përkufizojmë me një fjalë të vetme.

Janë energjikë, të qeshur, të dashur… Kjo është pikërisht e veçanta e një Shigjetari. Ti thjesht nuk e përshkruan dot. Ndërsa të gjitha shenjat e tjera kanë një karakteristikë identifikuese, le të zbulojmë dhe karakteristikat e kësaj shenje…

Shigjetarët janë shumë të dashur

Ka gjithmonë energji për t’u dhënë të tjerëve dhe është kryesisht pozitive dhe e fortë. Nuk mund ta cenosh një Shigjetar dhe të presësh të mos të të ‘nxjerrë kthetrat’. Ata thjesht janë të lindur për të shënjuar dhe për të bërë ç’të jetë e mundur që t’ia dalin të qëllojnë në shenjë. Ju nuk mund t’i pengoni.

Një Shigjetar e di se çfarë do

Shigjetari e di shumë mirë se ku duhet të qëllojë dhe është i gatshëm të ndërmarrë çdo rrezik, sepse është një aventurier i lindur. Ai nuk ka frikë nga aventurat, pra mund të përballojë çdo situatë, sado e ndërlikuar të duket ajo. Shigjetarët këtë bëjnë, ecin, qëllojnë, vrapojnë drejt aventurës tjetër.

Ndonjëherë, bëhen paksa të paduruar

Si shenjë aventuriere që është, Shigjetari mërzitet shpejt. Po ashtu, ai nuk ka ‘të ngopur’ me veten e vet. Atij i pëlqen të japë mend dhe të kritikojë. Kjo pjesë është paksa e bezdisur për të tjerët, por nuk ke si të mos i duash ata.