Bota

Zyrtrari evropian Borrell: “Rusia po shkëputet nga BE”

Rusia po shkëputet nga Bashkimi Evropian dhe presidenti Putin po përdor të gjitha mjetet, përfshirë dezinformimin, për të siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell shkroi gjithashtu në Twitter se “Vlerat liberale dhe demokratike të Europës konsiderohen nga Moska si kërcënim për ekzistencën e saj”.

Borell theksoi se javën e ardhshme lista e zyrtarëve rusë që do të preken nga sanksionet evropiane mund të bëhet operacionale. Për më tepër, për Borrell, BE-ja kërkon veprime më të forta kundër dezinformimit dhe sulmeve kibernetike nga Rusia.

Me Moskën është e nevojshme të gjesh një ‘modus vivendi’ për të adresuar çështjet, që nga energjia bërthamore iraniane, te klima, te furnizimet e energjisë. Unë mendoj se udhëheqësit e BE do të flasin për këtë në samitin në fund të marsit.