Film & Tv Magazine

“Vendim i merituar, më bëhet qejfi”/ Përjashtimi i Keijsit nga shtëpia, Ina i kthehet Stelinës: “Para dy javësh ia dije vlerat”!

Keijsi u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh këtë të martë, pas një vendimi të prerë të Vëllait të Madh, i cili erdhi si pasojë e përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese dhe ofenduese ndaj Kristit. Sjellja e banorit kishte qenë prej ditësh në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

Vendimi për përjashtimin e tij u konsiderua nga produksioni si i domosdoshëm, duke theksuar edhe një herë se respekti dhe komunikimi korrekt janë rregulla bazë të bashkëjetesës në shtëpinë e Big Brother VIP. Largimi i Keijsit tronditi banorët dhe ndryshoi ndjeshëm dinamikat e lojës. Pas këtij zhvillimi, Stelina, ish e dashura e Keijsit, reagoi publikisht duke u shprehur se vendimi ishte plotësisht i merituar. Ajo deklaroi se i bëhej qejfi që Keijsi doli nga shtëpia, duke theksuar se prania dhe sjellja e tij, sipas saj, pengonin banorët e tjerë të shfaqnin vlerat dhe potencialin e tyre në lojë.

Sipas Stelinës, loja duhet të jetë një hapësirë ku secili konkurrent ka mundësinë të shprehet dhe të vlerësohet për personalitetin dhe strategjinë e tij, gjë që, sipas saj, ishte e vështirë për sa kohë Keijsi ishte pjesë e shtëpisë. Ky reagim ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke ndarë opinionin mes atyre që e mbështesin vendimin dhe atyre që e konsiderojnë një humbje për dinamikën e spektaklit.

“Patjetër i merituar. Ishte dhe krenar. Patjetër që më bëhet qejfi. Këtu ka shumë njerëz me vlera që nuk po i përcjellin dot vlerat e tyre, sepse Keijsi bërtiste me gishta në vesh dhe nuk i linte të tjerët që t’i tregonin”, tha Stenila.

Nga ana tjetër, Ina iu kthye duke i thënë se për hir të asaj që Stelina dhe Keijsi kanë kaluar, banorja nuk duhet t’i thoshte këto fjalë:

Para dy javësh ia dije vlerat Keijsit. Ai është një njeri që ka lënë gjurmë në jetën tënde. Të paktën, për hir të asaj që keni kaluar së bashku, nuk duhet ta thoje.