Gerta Heta: “Jam ndjerë e pasigurt pasi u largova nga radio”
Back to the Beginning • 17:41 11/12/2020
Gerta Heta ishte e ftuara speciale e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin. Gertën e kemi njohur nga zëri që në fillimet e Top Albania Radios në vitin 1998. Më ekzaktësisht Gerta është zëri i parë i TAR, tashmë më e dëgjuara në trojet shqiptare. E pyetur nëse 20 vite më parë e kishte menduar se ku do të ishte në 2020-ën, ajo u përgjigj se asnjëherë nuk ka ecur me plane.
“Faktikisht nuk kam patur fare plane për të ardhmen. Mbaj mend që kur isha në fillim fare në Top Albania Radio ecja gjithmonë me ritmet e radios. E pranoj që atëherë kam qenë në delir. Nuk kisha kohë për ta menduar të ardhmen. Por, një gjë e dija që në ato momete që jetoja, jetoja fort.”, u shpreh këngëtarja.
E pyetur se përse nuk merret më me radion, Heta u shpreh se u ndje shumë e pasigurt kur hoqi dorë nga ajo.
“Vërtetë jam ndjerë shumë e pasigurt kur e kam lënë radion. E para më mungonte shumë, por kisha një farë pasigurie se ky rrugëtimi im do ishte jo i mirë. Më dukej sikur kisha humbur reflekset radiofonike, sikur kisha humbur fjalorin, shpejtësinë e të folurit. Edhe tani mendoj se nuk e kam më shpejtësinë e të folurit ashtu siç e kam patur, por gjithsesi jam e lumtur që jam sërish pjesë e radios. Mendoj që kanë qenë vite të humbura kot ato vite që i jam dedikuar një gjëje që nuk dija ta bëja aq mirë sa bëj radion. Unë kam tentuar të bëj televizionin, kam tentuar të bëj këngën dhe webin, por radio mendoj se ka qenë foleza ime e ngrohtë.”,-u shpreh artistja e hitit “My Love”.
Gjithashtu teksa u pyet nëse preferonte më shumë radion që vetëm dëgjohet apo radion që dëgjohet por edhe shihet, Heta u shpreh se ishte definitivisht për radion që vetëm dëgjohet.
“Jo, unë nuk jam për radion që shihet. Unë jam “old-school”, jam për radion që vetëm dëgjohet. Sepse nëse ti e sheh humbet komplet magjinë. Radio aty e ka bukurinë, që ti ta imagjinosh njeriun që po flet.” “Më ka pëlqyer gjithmonë kur më thërrisnin Gerta e Topit. Dhe gjithmonë kënaqesha dhe më bëhej qejfi kur e dëgjoja. Asnjëherë nuk ka ndikuar negativisht tek unë”,-tha Heta.
Këngëtarja gjithashtu foli për angazhimet e saj të përditshme.
“Momentalisht, po merrem me një emision televiziv. Bëj zërin zyrtar të një kompanie celularësh, drejtoj një radio dhe gjithashtu rris fëmijët. Kam plot punë. Madje nuk gjej dot kohën të filloj një palestër. Dal gjysmë ore të eci dhe kaq. Kështu e kaloj kohën time të lirë.”, u shpreh në fund këngëtarja.
Endrik Beba rrëfen pengun më të madh të jetës së tij!
Back to the Beginning 16:08 18/07/2026
Mario Deda rrëfen fillimet e tij si muzikant deri te familja e tij e madhe!
Back to the Beginning 16:15 04/07/2026
Nga ëndrra për emigrim që kthehet në pasion për kuzhinën/Shefi Senad Perfati tregon rrugëtimin e tij
Back to the Beginning 15:26 26/06/2026
“Erdha në Tiranë si stjuardesë…” Blerina Matraku rrëfen fillimet e saj!
Back to the Beginning 20:51 19/06/2026
Liljana Kondakçi: “Në kohën time ishim të gjithë miqë, kurse artistët e sotshëm…”
Back to the Beginning 21:17 12/06/2026
Mes librave, ëndrrave dhe pasionit për shkrimin/Aida Baro rrëfehet si kurrë më parë: Egoja ime…
Back to the Beginning 22:53 05/06/2026
Erinda Agolli rrëfen sesi e zbuloi talentin e saj për këngën!
Back to the Beginning 20:28 29/05/2026