@ The Movies @ The Movies @ The Movies @ The Movies

@ The Movies

Për kinema-dashësit vjen një program i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse.

Quiz-e për të fituar bileta, të ftuar në studio nga bota e artit të 7-të si dhe ndërveprim me shikuesit e filmave në kohë reale. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj.

Çdo të premte, 14:00 - 15:00

Hosts & DJs

Moana
Disney sjell adaptimin e shumëpritur me aktorë të vërtetë të hitit të dashur të animuar “Vaiana”. Catherine Laga’aia interpreton rolin e detares së guximshme Vaiana, ndërsa Dwayne Johnson rikthehet si gjysmëperëndia karizmatik dhe qerrata Maui. Publiku përfshihet në një aventurë spektakolare që sjell në jetë ishullin magjik të Motunuit dhe banorët e tij të veçantë, me personazhe të paharrueshëm si kakamorët luftarakë, por simpatikë. Kur Vaiana i përgjigjet thirrjes së oqeanit, ajo lundron për herë të parë përtej gumës koralore të shtëpisë së saj dhe nis një udhëtim epik për të rikthyer mirëqenien e popullit të saj. “Vaiana” në versionin live-action sjell pamje madhështore, emocione të fuqishme dhe këngë të paharrueshme në një përvojë të re kinematografike.
Loja e fundit
Luizi, një këngëtar i harruar, bëhet papritur i famshëm brenda ditës dhe gjithë Shqipëria çmendet! Për të ruajtur famën dhe për të fituar zemrën e Kiares, vajzës që dashuron, ai duhet të mbajë një gënjeshtër që i fut të dy në një varg situatash plot humor dhe kaos.
Kazerma
Në një reality show të pamëshirshëm me temë ushtarake, një grup konkurrentësh - secili me plagët, ambiciet dhe sekretet e veta të fshehura - janë të mbyllur brenda kazermave nën vështrimin e ftohtë të një ekipi prodhimi llogaritës. Në qendër qëndron Fredi, një kampion i rënë i realitetit i ngarkuar nga borxhet dhe humbjet personale, i cili kthehet duke shpresuar të rimarrë jetën dhe familjen e tij. Ndërsa sfidat intensifikohen, aleancat thyhen dhe kufijtë midis argëtimit dhe shfrytëzimit zhduken, konkurrenca zbulon anën e saj më të errët. Ndjekja e pamëshirshme e famës i shtyn të gjithë në kufijtë e tyre, duke çuar në një akt final ku spektakli, dëshpërimi dhe kostoja e ekspozimit shpërthejnë në një fund tronditës dhe të paharrueshëm.
Evil Dead Burn
EVIL DEAD BURN sjell përvojën më të egër e më të frikshme të kësaj sage deri sot duke shpërthyer në ekranet e mëdha me një histori krejt të re masakrash dhe kaosi demonik. Pas humbjes së të shoqit, një grua kërkon ngushëllim te vjehrrit në shtëpinë e tyre të izoluar. Ndërkohë që ata shndërrohen një nga një në Lugetër, duke e kthyer takimin familjar në një makth të vërtetë, ajo zbulon se betimet që ka bërë në jetë… vazhdojnë të vlejnë edhe pas vdekjes.
Falli 2
Fati i cili tashmë duket se ka gjetur dashurinë e jetës së tij, vendos që këtë dashuri me Anxhin ta kurorëzojnë me martesë . Nje ofertë pune bëhet shkak debatesh mes ciftit duke nxjerrë ne pah kshu nje anë të errët të Fatit e duke e vendosur këtë të fundit përpara disa zgjedhjeve të veshtira. Nderkohe Fallxhorja Landa duke qenë se skemat e saj te mashtrimit filluan te dalin ne pah, zgjedh një formë ndryshe mashtrimi duke fituar famë akoma edhe më të madhe. Por fiks ne kulmin e suksesit të saj karma e atyre te cilit i kishte manipuluar dikur , fillon ta perndjekë duke i trazuar komplet jetën.
The Invite
Fituesja e çmimit Oskar, Penelope Kruz, bashkë me Eduard Norton, Seth Rogen dhe Olivia Uajld, udhëheqin këtë komedi inteligjente për një natë, një martesë, seksin dhe të vërtetat e panumërta të pakëndshme që do të dalin në sipërfaqe. Xho e Anxhela kanë kohë që përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët, por një darkë me fqinjët mund t’i detyrojë të përballen me çështje që prej kohësh i kanë fshehur nën rrogoz. Ajo që nis si një vizitë e thjeshtë mes fqinjësh shpejt shndërrohet në një mbrëmje të mbushur me rrëfime të sikletshme, sugjerime të papritura, xhelozi, dëshira të fshehta dhe biseda që shumica e çifteve nuk do t’i bënin kurrë me zë të lartë. Ndërsa vera rrjedh dhe maskat bien ngadalë, kufiri mes mirësjelljes shoqërore dhe katastrofës së plotë emocionale bëhet gjithnjë e më i hollë. Në një apartament, gjatë një mbrëmjeje të vetme, katër persona do të zbulojnë shumë më tepër për njëri-tjetrin sesa kishin planifikuar ndonjëherë.
The Death of Robin Hood
I përballur me një jetë krimi e vrasjesh, Robin Hudi e gjen veten të plagosur rëndë pas një beteje që mendonte se do të ishte e fundit për të. Në duart e një gruaje misterioze, i ofrohet një mundësi për shpëtim.
Minions & Monsters
Illumination e zgjeron universin e animuar gazmor me një kapitull të ri plot zhurmë në panteonin më të madh të animuar që ka njohur bota: Minions & Monsters. Me suksesin botëror të komedisë më të mirë të verës 2024, Despicable Me 4, të saporealizuar, Illumination e zgjeron universin e animuar gazmor me një kapitull të ri plot zhurmë, ku përfshihen personazhe të reja, në panteonin më të madh të animuar që ka njohur bota: Minions & Monsters. Kjo është historia e rrëmujshme, qesharake dhe plotësisht e vërtetë se si Minions pushtuan Hollivudin, u bënë yje kinemaje, humbën gjithçka, lëshuan përbindëshat nëpër botë dhe pastaj u mblodhën bashkë për të shpëtuar planetin nga kaosi që sapo kishin krijuar. Minions & Monsters vjen me regji të kandidatit për çmimin Oskar® Pierre Coffin, një regjisor i tre filmave të parë Despicable Me dhe filmit të parë të Minions. Coffin gjithashtu ka mundësuar zërin për Minions që në debutimin e tyre në kinema në 2010. Filmi vjen me skenar të Brian Lynch (filmat Minions, The Secret Life of Pets) dhe Pierre Coffin dhe me producent kandidatin e Academy Award® njëkohësisht themelues dhe drejtor ekzekutiv i Illumination Chris Meledandri si dhe producentin Bill Ryan (producent ekzekutiv i The Super Mario Bros. Movie). Producenti ekzekutiv i filmit është Brian Lynch. Mbi dhjetë vite pas krijimit, Minions janë bërë personazhet vizatimore më ikonike të gjeneratës së tyre. Të njohur anembanë globit dhe të dashur nga fansa të të gkitha moshave, ata i kanë transformuar Despicable Me dhe Minions të Illumination në suksese kinemaje që kanë gjeneruar mbi $5.6 miliardë dollarë.
Deep Water
Fituesi i çmimit Oskar, Sër Ben Kingsli dhe Aron Ekhart luajnë në këtë thriller aksion dhe horror plot tension, ku pasagjerë nga e gjithë bota përballen me grabitqarët më të rrezikshëm të oqeanit pas rrëzimit të një avioni, një betejë që mund të mos lërë askënd gjallë. Një grup pasagjerësh nga vende të ndryshme detyrohen të bëjnë një ulje emergjente në mes të oqeanit gjatë një fluturimi nga Los Anxhelesi drejt Shangait. Ndërsa mbetjet e avionit shndërrohen ngadalë në një kurth pa rrugëdalje, gjaku në ujë tërheq grabitqarët më vdekjeprurës të thellësive. Të bllokuar larg tokës, të mbijetuarit duhet të bashkojnë forcat për t’u bërë ballë peshkaqenëve të etur për gjak dhe për të luftuar për jetën e tyre në një garë kundër kohës, ku çdo gabim mund të sjellë vdekje të sigurt.
Obsession
Pasi theu “Shkopin e Shprehjes së Dëshirës” për të fituar zemrën e vajzës që do, një romantik i pashpresë e gjen veten duke arritur pikërisht atë që do. Pasi theu “Shkopin e Shprehjes së Dëshirës” për të fituar zemrën e vajzës që do, një romantik i pashpresë e gjen veten duke arritur pikërisht atë që do por shumë shpejt zbulon se disa dëshira kanë një çmim të errët dhe të lig.