Shëndet me Almën

Një podcast për shëndetin, ndryshe nga të tjerët! “Shëndet me Almën ” sjell për ju informacion të saktë, me gjuhë të thjeshtë për shëndetin dhe mirëqenien.

Në çdo episod, gazetarja Alma Demiraj me një karrierë të gjatë në fushën e shëndetësisë, do të diskutojë me mjekë profesionistë shqiptarë dhe të huaj tema që na prekin në jetën e përditshme; që nga zemra te diabeti, nga ushqyerja te shëndeti mendor.

Informimi i saktë është hapi i parë për një jetë të shëndetshme. Na ndiqni në “Shëndet me Almën”, çdo të diel në ora 18:00 në Top Albania Radio.

E diel, 18:00

Hosts & DJs