Nuk duhen humbur kurrsesi, gafat më të bukura të vitit 2025 të atyre që bëjnë Top Albania Radio-n!
Surprise • 23:59 31/12/2025
Jemi vërtet radio më e dashur dhe më e dëgjuar e shqiptarëve por nuk do të thotë që jemi perfekt. Fundja të jesh perfekt është pak e mërzitshme. Ndaj siç është bërë zakon ditën e fundit të vitit nuk e censurojmë veten, fusim on-air ato që na kanë shpëtuar dhe ato që ua kemi kursyer për një vit të tërë për t’i shijuar ndërkohë që bëni përgatitjet e fundit për festën e madhe. Personazhet që mbushin ditët tuaja në radio çdo ditë do i dëgjoni siç nuk jeni mësuar t’i dëgjoni, në të gjithë dimensionin e tyre… njerëzor. Prezantuesit, folësit e lajmeve si edhe të ftuarit e një viti në mijëra orë transmetimi janë selektuar me kujdes për të ngacmuar tek ju të qeshura dhe energji pozitive. Kush është gafaxhiu më i madh i mbrëmjes? Dj Vini dhe Saix kanë dëgjuar çdo program dhe regjistrim për të sjellë një sallatë gallate para se vendin t’ja zërë sallata ruse e darkës më të rëndësishme të vitit për të gjithë, veç atyre që janë martuar ose bërë synet në 2025…  
Nuk duhen humbur kurrsesi, gafat më të bukura të vitit 2025 të atyre që bëjnë Top Albania Radio-n!
Surprise 23:59 31/12/2025
Nuk duhen humbur kurrsesi, disa nga momentet më epike të moderatorëve në TAR për vitin 2025
Surprise 23:50 31/12/2025
Gafat më të bukura të atyre që bëjnë Top Albania Radio-n! – SURPRISE PART 2
Surprise 23:20 31/12/2024
Gafat më të bukura të atyre që bëjnë Top Albania Radio-n!
Surprise 23:19 31/12/2024
Momentet më pikante dhe gafat gjatë transmetimit të TAR në 2023 – Part 4
Surprise 00:03 01/01/2024
Momentet më pikante dhe gafat gjatë transmetimit të TAR në 2023 – Part 3
Surprise 00:02 01/01/2024
Momentet më pikante dhe gafat gjatë transmetimit të TAR në 2023 – Part 2
Surprise 00:01 01/01/2024