Wake Me Up

Nëse dita juaj nis herët, Top Albania Radio e nis bashkë me ju. Muzika më mirë e të gjitha rrymave dhe kohërave, për t’u zgjuar me ritëm në pikë të mëngjesit gërshetuar me informacionet e pritshme të ditës nga redaksia e informacionit në Top Albania Radio.

Plus, Almanaku, Horoskopi, Bursa. E vetmja gjë që duhet të bëni vetë është kafja. Zgjim të ëmbël.

E hënë - E shtunë, 06:00/08:00

Hosts & DJs

THËNIA E DITËS »

Mos u mërzit me njerëzit apo situatat, të dyja janë të pafuqishme pa reaksionin tënd…

 

Chris Anderson

FJALA E DITËS »

Lugurúzhd/ë,-a

f.sh. -a(t) lugë e madhe druri për të përzier gjellën në kazan; lugan, garuzhdë.

Kursi i Këmbimit

EUR
93.2
94
USD
81.2
82.2
GBP
109
110.2
CHF
100.5
101.6
Almanaku: 12 Korrik
1536
Erazmi i Roterdamit filozof holandez dhe themelues i rrymës së Humanizmit që doli në pah gjatë periudhës së Rilindjes, vdiq në moshën 69-vjeçare.
1920
Nënshkruhet Traktati i Paqes Sovjeto-Lituanez, me të cilin Rusia Sovjetike njeh pavarësinë e Lituanisë.
1935
Ndërron jetë në moshën 75 vjeçare, Alfred Dreyfus. Dreyfus, ishte një oficer artilerie francez i prejardhjes hebreje.
1936
Në Olimpiadën e Berlinit, Ahmet Kireççi (ose siç njihet ndryshe Ahmeti nga Mersini) solli medaljen e parë olimpike për Turqinë. Ai doli i treti në mundje në peshën 71 kilogram.
1947
Ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë u nënshkrua marrëveshja e parë dypalëshe, që parashikonte ndihma ushtarake dhe ekonomike.
1958
U përshkallëzuan ngjarjet në Qipro. Ngrihet kurth dhe vriten 5 turq të Qipros.
1967
Në Neëark (Neë Jersey) filluan kryengritjet raciste që zgjatën 6 ditë dhe rezultuan me vdekjen e 27 personave.
1975
Sao Tome dhe Principe shpallin pavarësinë nga Portugalia. Regjimi i ri Portugez u angazhua për shpërbërjen e kolonive të tij jashtë shtetit.
1993
Miss Turqia, Arzum Onan zgjidhet si më e bukura e Evropës.
1993
Tërmeti 7,7 ballë i shkallës Rihter që ra në det të hapur në ishullin Hokkaido të Japonisë shkaktoi 230 të vdekur.
2006
Fillon zyrtarisht lufta në Liban. Konflikti filloi më 12 korrik 2006 dhe vazhdoi derisa një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara hyri në fuqi në mëngjesin e 14 gusht 2006, megjithëse ai përfundoi zyrtarisht më 8 shtator 2006 kur Izraeli ngriti bllokadën e saj detare të Libanit. Gjatë këtij konflikti humbën jetën 2 mijë persona.
ON THIS DAY
1817
Lindi në Masacusets Henry David Thoreau, natyralisti dhe pacifisti amerikan i famshëm për rezistencën e njohur si “Walden Pond”.
1852
Lindi presidenti i Argjentës Hipólito Yrigoyen, ai njihet si babai i të varfërve, pasi u angazghua në rritjen e standardit argjentinas të jetesës.
1854
Është ditëlindja e shpikësit të Kodakut George Eastman. Themeluesi i Eastman Kodak Company, lindi në Waterville, New York.
1872
Lindi Emil Hácha, president i Çekosllovakisë, njëkohësisht President i Shtetit të Bohemisë dhe Moravias.
1874
U lind në Lipjan të Kosovës Shtjefen Gjeçovi, veprimtar, atdhetar, studiues, mbledhës i folklorit dhe sistemues i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”.
1904
Sot është edhe ditëlindja e Pablo Nerudës. Poeti kilian lindi në vitin 1904.
1937
Lind në Meudon, Lionel Jospin. Jospin është një politikan francez që shërbeu si Kryeministër i Francës nga 1997 deri 2002.
1943
Lindi Christine McVie, vokalistja angleze e muzikës rock, mori famë me Fleetwood Mac-Got A Hold on Me.
1985
Është ditëlindja e këngëtarit shqiptar dhe fituesit të “Big Brother VIP 2 Albania”, Luiz Ejlli.
1997
Lindi Malala Yousafzai, aktivistja pakistaneze që mori dhe çmimin Nobel për luftën e saj rreth arsimimit të vajzave në Pakistan.