Me rastin e 28 vjetorit të Top Albania Radio-s, vijmë me një program special për të gjithë publikun, ku prezantuesit aktualë dhe ata që bënë Top Albania-n, komunikojnë me njëri tjetrin dhe dëgjuesit besnikë të radios në ditën që përkon me ditën e të dashuruarve – “Shën Valentinin”.
Prezantuesit e TAR janë në mikrofon për të kujtuar momentet më të paharrueshme nga raporti i tyre me radion i cili ishte pak të thuash një raport dashurie. Në 7 orë transmetimi maratonë do të luhen këngët më të bukura në 28 vite histori të Top Albania Radio-s. Telefonuesit do të kenë mundësi të luajnë me quizze për të fituar çmime të ndryshme. Gjithashtu do shkëmbehen mesazhe dashurie nga dëgjuesit me rastin e ditës së dashurisë.
Datën 14 Shkurt prej orës 13:00 deri në 20:00 ju presim në një maratonë plot ritëm dhe emocione, për të shoqëruar plot dashuri një ditë që ngjyroset prej saj.
Telefononi në +355 4 224 7299
Dërgoni SMS në 069 20 98 052
Dërgoni mesazhe zanore në Whatsapp 069 442 8873