Botë e Çuditshme

Top Albania Radio rikthen botën e çuditshme në kohët më të çudtishme që po jeton planeti ynë, kur asgjë nuk është më e çuditshme. Botë e Çuditshme është një nga programet e hershme të Top Albania Radios, që i dedikohet gamës së madhe të kurioziteteve rreth jetës sonë, planetit ku jetojmë dhe jo vetëm, florës e faunës si dhe gjithçkaje që natyra dhe njerëzit kanë krijuar. Botë e Çuditshme është një program info/argëtues.

E shtunë - E diel, 09:00

Hosts & DJs

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara, një fëmijë vetëm 18 muajsh u gjet gjallë në morgun e një spitali, disa orë pasi ishte shpallur i vdekur nga mjekët. Vogëlushi u nxor pa ndjenja nga pishina e banesës së familjes. Mjeku e shpalli atë të vdekur rreth një orë pas mbërritjes në spital por zhvillimi mori një kthesë të papritur rreth pesë orë më vonë, kur punonjësit e zyrës së mjekut ligjor konstatuan se fëmija po merrte ende frymë në morg.
Një burrë që shkoi në një argjendari dhe u shtir si klient gëlltiti një unazë me vlerë 35 mijë paund. Ai po përpiqej që t’a vidhte. Punonjësit u përballën me të dhe si pasojë burri futi gishtat në fyt dhe e nxori unazën që kishte gëlltitur. Unaza e fejesës përmbante një diamant të madh të prerjes “princess”, si dhe disa diamante të tjerë më të vegjël të vendosur përgjatë shiritit prej platini.
Është zbuluar në Indi marrëdhenia 4-vjeçare mes një dhëndri dhe vjehrrës së tij, e cila kulmoi me martesën e tyre. Të dy thuhet se kanë rënë dakord të largohen nga shtëpia dhe të deklarojnë lidhjen e tyre në gjykatë. Burri dhe vjehrra e tij u kërkuan njerëzve ta pranonin marrëdhënien e tyre dhe t’i bekonin.
Një shuplakë në fytyrë vetëm sepse, sipas tij, gruaja nuk fliste mjaftueshëm. Një 44-vjeçar moldav është dënuar me gjashtë muaj burg nga Gjykata e Ferrarës për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu shtetase moldave. Burri u përfshi në një debat me gruan, duke e akuzuar se nuk komunikonte dhe nuk ishte në gjendje të shprehte mendimet e saj.
Një letër e rrallë që është konsideruar si “më e shtrenjta në botë” ka tërhequr vëmendje të madhe në botën e koleksionistëve, jo për përmbajtjen e saj, por për vlerën rekord që ka arritur në treg. Bëhet fjalë për një dokument historik që është shitur për miliona dollarë, duke u bërë një nga objektet më të çmuara në filateli dhe koleksionimin e dokumenteve të vjetra.
Param Tanna dhe Adam Greenstreet nga Britania thyen rekord botëror Guinness duke ngritur tendën e tyre për dy persona në një kohë prej 1 minutë e 4.95 sekondash.
70 vjet pasi Walt Disney hapi parkun dhe resortin Disneyland, “Vendi më i Lumtur në Tokë” i Kalifornisë mirëpriti mysafirin e tij të miliardtë, vogëlushin 11 vjeçare nga Arizona.
Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day. Ky moment i bukur vjen 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në të njëjtën lojë.
Robotët humanoidë janë dizajnuar jo vetëm për punë fizike, por edhe për “shoqëri emocionale”. Kjo industri zhvillohet në Shenzhen, Kinë, në një nga qendrat më të mëdha teknologjike në botë, ku kompani si Ubtech Robotics po prodhojnë robotë që ecin, flasin dhe përshtaten me përdoruesin. Disa modele madje mund të ndërrojnë vetë baterinë, duke e bërë funksionimin e tyre pothuajse të pavarur.
Në një mision eksplorimi në Oqeanin Paqësor, studiues nga Universiteti i Tokios dhe Universiteti i Hokkaidos zbuluan katër sfera misterioze të zeza si katran të bashkangjitura në një shkëmb në një thellësi prej afërsisht 6,200 metrash. Zbulimi u bë duke përdorur një automjet nënujor të drejtuar nga distanca që vepronte në zonën humnerore, një nga pjesët më të thella të oqeanit.
Një çift thuhet se ka nënshkruar një “marrëveshje” ku gruaja pranon të mos e shqetësojë partnerin e saj gjatë javës së parë pas publikimit të lojës GTA VI. Marrëveshja parashikon që burri të ketë kohë të pandërprerë për të luajtur gjatë periudhës së hedhjes në treg të lojës, duke e konsideruar këtë si “kohë e mbrojtur për lojë”. Pas kësaj periudhe, rutina normale e çiftit do të rikthehej.
Kotelja e një familjeje nga Michigani është zyrtarisht mbajtëse e rekordit botëror Guinness, pasi një veteriner verifikoi se kishte lindur me 28 gishta në këmbë. Koteleja 10-muajshe barazoi rekordin për numrin më të madh të gishtave në këmbë në një mace, i cili më parë ishte vendosur nga një kafshë shtëpiake kanadeze me emrin Jake në vitin 2002.
Astronomët kanë zgjidhur më në fund misterin e të ashtuquajturit “planeti rozë”, një objekt i vendosur 57 vite dritë larg Tokës, që prej më shumë se një dekade kishte sfiduar shkencëtarët. Falë vëzhgimeve të kryera me Teleskopin Hapësinor James Webb, studiuesit zbuluan se atmosfera e GJ 504 b përmban avuj uji, metan, dioksid karboni, amoniak dhe, për herë të parë, re kripe, një zbulim që konfirmon parashikimet e bëra nga astronomët më shumë se 15 vite më parë.
Një 38-vjeçar nga Karolina e Veriut, i cili pretendon se ka penisin më të vogël në botë, ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve me qëllim financimin e një ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhimin e tij. Michael Phillips thotë se organi i tij gjenital është rreth 0.97 centimetra i gjatë në ereksion të plotë dhe se kjo gjendje i shkakton probleme serioze në jetën e përditshme, veçanërisht gjatë urinimit.
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar se njerëzit dhe majmunët e mëdhenj kanë ruajtur të njëjtën tipar të të qeshurës për rreth 15 milionë vjet. Për të studiuar origjinën e të qeshurës, studiuesit gudulisën katër orangutanë, tre bonobo, dy gorila dhe katër shimpanze dhe regjistruan përgjigjet e tyre. Analiza tregoi se të gjithë të qeshurat e majmunëve të mëdhenj kanë një ritëm izokronik, shpërthimet e zërit ndodhin në intervale afërsisht të barabarta.
Një ekip studiuesish ka zbuluar një specie të re peshkaqeni, e panjohur më parë për shkencën, gjatë një ekspedite kërkimore në ujërat e Papua Guinesë së Re. Zbulimi rrit në dhjetë numrin e specieve të njohura të gjinisë Hemiscyllium, të njohura ndryshe si “peshkaqenët që ecin”. Specia e re, e quajtur Hemiscyllium dugeonae, u identifikua gjatë një zhytjeje nate.
Një çift vëllezërish dhe motrash nga Karolina e Veriut që përdorin ditëlindjet familjare për të luajtur lotari së bashku, përfunduan duke fituar një çmim prej 25,000 dollarësh në vit për gjithë jetën. Ata përdorën një seri numrash që përfaqësonin ditëlindjet familjare për biletën dhe përfunduan duke përputhur të pesë topat e bardhë në short.
Qentë në Francë po hajnë akullore për t’i mbijetuar valës së të nxehtit. Në një strehë kafshësh pranë Parisit, qentë po freskohen në pishina, ujë të ftohtë dhe me akullore speciale të bërë nga lëngu i mishit.
Papagalli Spoods në Karolinën e Jugut u emërua zyrtarisht si më i vjetri në botë në moshën 32 vjeç e 86 ditë. Guinness konfirmoi se zogu i Amanda Beth, është papagalli më i vjetër që jeton. Papagallët zakonisht jetojnë 15-20 vjet në robëri.
Një skateboarder udhëtoi nga Kalifornia në Florida në vetëm 39 ditë në një përpjekje për të thyer rekordin e tij botëror Guinness. Chad Caruso bëri udhëtimin prej më shumë se 3,000 miljesh nga Venice Beach, Kaliforni, në Jacksonville, Florida, midis 1 majit dhe 8 qershorit, duke përshkuar mesatarisht 72 milje në ditë.