A kanë huqe shqiptarët?! Ja çfarë mendon Sonila Meço
Live From Tirana • 12:29 28/11/2020
Live From Tirana, me Ksenjën dhe Albanën kishte një të ftuar shumë të dashur për ne sot, gazetaren Sonila Meço. Jemi një ditë para festave të Pavarësisë së Shqipërisë dhe tema e ditës kishte të bënte me shqiptarizmin ose më saktë me çfarë na dallon ne nga bota. Sonila Meço e nisi me shprehjen “O sa mirë me qen shqiptar” dhe pavarësisht se jemi një vend shumë i vogël ne mbartim vlera të mëdha. Sonila thotë: “Shqiptarët duhet të shëtisin jashtë në vende të ndryshme të botës për të identifikuar atë çfarë na dallon nga të tjerët. Megjithëse jemi një vend i vogël jemi të shpërndarë kudo. Ne nuk kemi huqe të këqija tonat dhe disa prej tyre i kemi marrë nga shtetet e tjeta. Këtë gjë ja them me shaka edhe kunatit tim gjerman, i cili ma kthen se duhej të merrnim zakonet më të mira nga Gjermania.” Gjithashtu Sonila shton se përqafimet dhe puthjet e shumta janë ndër huqet që ne nuk i shmangim dot as në kohë pandemie. Edhe ajo vetë e pranon se ndihet në rrezik vetëm prej faktit se është një person shumë i dashur me të tjerët duke dhuruar sa më shumë puthje dhe përqafime. Në këtë bisedë kaq të këndshme, gazetarja zbulon se e dashuron shumë vendin e saj dhe e mbron me gjithë zemër në çdo aspekt.
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Live From Tirana 13:54 21/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia: U mor në…
Live From Tirana 13:48 21/07/2026
28 milion €, shifrat ekstreme që investojnë shqiptarët në makinat e tyre, ‘sekretet’ & të pathënat!
Live From Tirana 13:56 20/07/2026
“Steroidet ndihmojnë në jetën s*ksuale”, deklarata e trajnerit të fitnesit ngre debat në studio!
Live From Tirana 14:03 18/07/2026
“Kush i ka prekur?”/ Proteza në zonën e vitheve, trondit mjeku kirurg!
Live From Tirana 14:13 16/07/2026
“Shqiptarët në Top 5 në botë nga madhësia e pen*sit”, shokon mjeku kirurg:Nivele të larta anatomike!
Live From Tirana 14:09 16/07/2026
“Njerëzit kërkojnë gjëra të veçanta”, mjeku kirurg zbulon ‘sekretet’ rreth operacioneve plastike!
Live From Tirana 14:06 16/07/2026