Aleks Seitaj zbulon 3 fazat nëpër të cilat kalon thuajse çdo person i gjatë
Live From Tirana • 20:51 17/11/2020
Aktori i humorit Aleks Seitaj i’u bashkua sot Ksenjës dhe Albanës në studion e Live From Tirana pasi ndryshe nga ditët e tjera folëm për gjatësinë dhe le të themi se Aleksi me 2 folëset tona kishte një diferencë ekstreme tek kjo pjesë. Ndodh rëndom që personazhet e njohur të kenë më sukses gjatë karrierës falë gjatësisë së tyre e sidomos aktorët për të cilët shpeshherë gjatësia është një faktor kyç në një rol të caktuar. Sa i përket Aleksit ai u shpreh se fakti që është shumë i gjatë është diçka që e përjeton çdo ditë por çdo ditë në mënyra të ndryshme. Aktori theksoi se gati të gjithë personat që janë shumë të gjatë kalojnë nëpër 3 faza të perceptimit të gjatësisë së tyre nga të tjerët. “Biseda e gjatësisë ndodh gjithmonë në një ambient me njerëz dhe ka gjithmonë 3 faza, është si proces. Më thonë ‘ouu sa i gjatë ky’, ‘ohh sa i çuditshëm’ pastaj në fund thonë ‘ahh është ky aktori i gjatë'” -tha ai për mikrofonin e Top Albania Radios. Sakaq, kujtojmë se Aleksi do të nisë rrugëtimin e tij në radio me show që pritet të nisë së shpejti, “Merre me Lëng” së bashku me 2 të tmerrshmit e tjerë të Instagram-it, Anisa Kushta dhe Nilsa Hysi.
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Live From Tirana 13:54 21/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia: U mor në…
Live From Tirana 13:48 21/07/2026
28 milion €, shifrat ekstreme që investojnë shqiptarët në makinat e tyre, ‘sekretet’ & të pathënat!
Live From Tirana 13:56 20/07/2026
“Steroidet ndihmojnë në jetën s*ksuale”, deklarata e trajnerit të fitnesit ngre debat në studio!
Live From Tirana 14:03 18/07/2026
“Kush i ka prekur?”/ Proteza në zonën e vitheve, trondit mjeku kirurg!
Live From Tirana 14:13 16/07/2026
“Shqiptarët në Top 5 në botë nga madhësia e pen*sit”, shokon mjeku kirurg:Nivele të larta anatomike!
Live From Tirana 14:09 16/07/2026
“Njerëzit kërkojnë gjëra të veçanta”, mjeku kirurg zbulon ‘sekretet’ rreth operacioneve plastike!
Live From Tirana 14:06 16/07/2026