Gazetari i njohur shqiptar, Andi Vrapi, është edhe një ndër gazetarët më thumbues por edhe ndër të preferuarit e personazheve VIP. Dëshira e tij më e madhe ka qenë të jetë prezent në ekran më shumë sesa të ishte thjesht gazetar. Kjo dëshirë i ka lindur duke parë “American Music Awards” në 2011 sepse aty kuptoi se i pëlqente çdo gjë që ka lidhje me ekranin. Ai ka përfunduar studimet e larta për gazetari dhe në gazetari nuk përfshihet vetëm pjesa e ekranit, por edhe marrëdhëniet me publikun, marketingu online si dhe rrjetet sociale që janë një mundësi shumë e mirë për të shpalosur aftësinë e një personi.