Aurela Gaçe zbulon këngët që nuk “di t’i këndojë”
Pardon My French • 19:01 10/12/2020
Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo ishte sot në një intervistë për Top Albania Radio-n, në emisionin “Pardon My French”. Intervista me Aurelën nisi ashtu siç di të jetë ajo, pasionante, energjike, vlonjate dhe mbi të gjitha, e vërtetë. Në pjesën “11 minuta me Aurelën” u diskutuan shumë gjëra, që nga fëmijëria e saj, karriera, projektet e reja, bashkëpunimet dhe deri te familja. E pyetur nëse ka ndonjë këngë nga trevat shqiptare që nuk di ta këndojë, ajo u përgjigj: “Unë e dua folkun dhe në përgjithësi nuk e gënjej shpirtin tim, i këndoj me qejf dhe me dashuri, prandaj ndodh që njerëzit e pëlqejnë këtë pjesë tek unë… Nuk di të këndoj “Këngët Maje Krahu” ato janë këngë të malësisë, të kënduara në veri nga burrat, janë specifikisht për ata dhe janë shumë të vështira, nuk i këndon dot gjithkush…” Sa i përket tregut muzikor shqiptar, Aurela mendon se kohët e fundit po mungon origjinaliteti te këngët e reja. Gjithsesi ajo përmend se gjithmonë do t’i mbështesë artistët e rinj sepse ata i kujtojnë fillimet e saj të hershme në muzikë, me vështirësi dhe pasion të pashuar.
Si qëndron e vërteta e Brikenës dhe Mateos?/Françeska “thumbon” futbollistët: Mendjemëdhenj live ama…
Pardon My French 23:55 10/06/2026
Niko: Krisi i “Për’Puthen” ka një vajzë tjetër jashtë!
Pardon My French 20:56 10/06/2026
Dea vs Zegjine, moderatorët komentojnë reaguesit: Jul Deda dhe Rozana Radi!
Pardon My French 20:55 10/06/2026
Françeska: “Brikena nuk ka aq karrierë në modeling sa Mateo!”
Pardon My French 20:55 10/06/2026
Françeska: “Mes Brikenës dhe Mateos atmosfera është profesionale!”
Pardon My French 20:54 10/06/2026
Nga analiza e Kombëtares nga Endi Tufa te të pathënat e La Fazanit, gjithçka në “Pardon My Frendh”!
Pardon My French 23:46 03/06/2026
“Pak më i zymtë…”/La Fazani zbulon detaje nga projekti i ri dhe EP-ja që do të vijë në nëntor!
Pardon My French 23:45 03/06/2026