Live From Tirana si çdo ditë sjell temat më interesante dhe aktuale për të cilat shumë persona ndajnë mendime e këndvështrime të ndryshme sikurse dhe të ftuarit tanë. Sot folëm për spektaklin dhe reality show, “Për’Puthen” që është më i komentuari i momentit e njëkohësisht dhe më i kritikuari për shkak të situatave të tepruara apo të agravuara të konkurrentëve si dhe gjuhën fyese që ata shpesh përdorin. Teksa të gjithë e ndjekin me ëndje, analizojnë debtatet, komentojnë në rrjetet sociale dhe votojnë nëpër sondazhe, ka edhe nga ata të cilët shprehen se “Për’Puthen” është promovimi i anti-vlerave shqiptare. Njëkohësisht të dyja palët e kanë bërë këtë show pjesë të diskutimeve të tyre të përditshme, ku disa gjejnë veten e disa thonë se këta konkurrentë nuk përfaqësojnë rininë shqiptare. E ftuara e sotme, Olsa Muhameti, autorja e këtij programi dhe shumë spektakleve të tjera në Top Channel, tha se i lexon me orë të tëra dhe me shumë vëmendje komentet kritikuese që vijnë në adresë të “Për’Puthen”. Ajo thekson se në këtë program lodhet shumë për të gjetur karaktere që përfaqësojnë më së miri rininë tonë. “Ju lutem mos më thoni që personazhet e “Për’Puthen” nuk përfaqësojnë rininë shqiptare, sepse ata e përfaqësojnë rininë shqiptare në çdo aspekt. Kjo është rinia jonë. Këto gjëra ndodhin çdo ditë, të gjithë njohim dikë që ka një të dashur xheloz që vendos të hakmerret. Të gjithë njohim një vajzë që ka 4 të dashur dhe përfundon me të 5-tin. Në jetën reale ndodh që dy meshkuj të ngrinden e të grushtohen për një vajzë. Ja përse “Për’Puthen” është shndërruar në një fenomen” -tha ajo. Po ju si mendoni, a përfaqësojnë konkurrentët e këtij spektakli rininë shqiptare, apo situatat brenda “Për’Puthen” janë të inskenuara si të tilla?! Genta Hodo Ksenja Shoshaj Olsa Muhameti Johnny Dj