Bashkëshortja e Cikalleshit zbulon për herë të parë se si u njoh me futbollistin
PASÓ • 18:55 21/11/2020
Në emisionin e mbasdites “Pasó” me Denisin, Glentin dhe Sidorelën, ishin shumë të ftuar nga fusha e futbollit, një ndër to edhe bashkëshortja e Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i njohur shqiptar po bën kohë që nuk është promovuar për mediat, por sot për valët e Top Albania Radio-s ka dhënë një intervistë për herë të parë Kornelia Cikalleshi. Ajo zbulon historinë se si u njoh me sulmuesin, si i përjetoi dy ndeshjet e fundit të kombëtares dhe dedikimin me tatuazh të çiftit. Për sa i përket takimit të parë të tyre, ata janë njohur nga miq të përbashkët. Kornelia ndërkohë ishte studente në Fakultetin e “Gjuhëve të Huaja” dhe Sokoli shkonte ta takonte çdo ditë pasi ajo mbaronte mësimin. Vendi ku ata prisnin njëri-tjetrin ishte në hyrje të Qytet Studentit. Pasi ata u martuan bënë një tatuazh të njejtë që ja kanë dedikuar njëri-tjetrit. Kornelia shprehet se ka bërë tatuazh emrin e Sokolit në krah me rastin e 30-vjetorit të tij, në formë dedikimi. Më 12 tetor 2017, Sokol Cikalleshi u bë baba për herë të parë kur bashkëshortja lindi një vajzë, që e quajtën Rajna.
Pasó 5 Qershor/ Reali 150m€ për Olise! Botërori ja parashikimet befasuese
PASÓ 22:54 05/06/2026
Pasò 29 Maj/ PSG-ARSENAL, kush e fiton ndeshjen e vitit? Final Four akti i fundit
PASÓ 22:34 29/05/2026
PASO’ 22 Maj. Pse Shqipëria zgjodhi Maran. Grumbullimi i Neymar leviz milionat
PASÓ 21:27 22/05/2026
PASO’ 15 Maj. Mbappe OUT! Luftë e hapur tek Real. Igli Tare drej largimit nga Milan!
PASÓ 21:53 15/05/2026
Pasó 8 Maj/ 1 milionë euro gjobë! Reali fillon bisedat me Mou. PSG-Arsenal duel strategësh
PASÓ 22:07 08/05/2026
Pasó 1 Maj/Spektakel apo teater? Superiorja mes dyshimeve. Champions, Arsenali favorit
PASÓ 22:43 01/05/2026
Pasó 24 Prill/ Guardiola për Italinë? Yamal rrezikon Botërorin…
PASÓ 22:52 24/04/2026