Beatrix Ramosaj është duke punuar për projekte të reja muzikore që do të jenë ‘flakë’
Live From Tirana • 17:06 20/01/2021
E ftuar në të mërkurën artistike, artistja e talentuar Beatrix Ramosaj zbuloi shumë detaje rreth këngëve të saj të realizuara ndër vite. Në vitin 2017 pak kohë pasi publikoi hitin ‘Pa Ndjenjë”, këngëtarja u shkëput për një periudhë mjaft të gjatë nga muzika dhe kjo jo pa qëllim. Gjatë intervistës së saj, Trixa rrëfeu se kjo shkëputje ishte e nevojshme pasi kur të rikthehej donte të vinte me ato që e identifikojnë më së miri. Pikërisht kështu bëri pasi 3 javë më parë ajo lançoi “Dancing with the Devil” një prurje që e sjell atë më, tërheqëse se kurrë. Në klipin e këtij hiti shfaqet edhe një ndër miqtë më të vjetër të saj që e ka mbështetur në çdo hap të karrierës. Bëhet fjalë për Eugent Bushpepën i cili është imazhi i klipit. Por, këngëtarja nuk do të mjaftohet me kaq. Beatrix Ramosaj zbuloi për dëgjuesit e Top Albania Radios se shumë shpejt do lançojë edhe një tjetër këngë. Ajo tha se projekti i saj më i ri do të ketë vetëm goca, do të jetë për gocat dhe do flasë për shoqërinë mes tyre. Një projekt tërësisht feminist që Trixa pret me padurim që të gjithë ta dëgjojnë. Sakaq ajo dhe vëllai i saj Alban Ramosaj mund të vijnë edhe me një bashkëpunim muzikor por kjo e fundit ende nuk është një premtim. Elios Shuli Genta Hodo Beatrix Ramosaj Danko DJ
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Live From Tirana 13:54 21/07/2026
“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia: U mor në…
Live From Tirana 13:48 21/07/2026
28 milion €, shifrat ekstreme që investojnë shqiptarët në makinat e tyre, ‘sekretet’ & të pathënat!
Live From Tirana 13:56 20/07/2026
“Steroidet ndihmojnë në jetën s*ksuale”, deklarata e trajnerit të fitnesit ngre debat në studio!
Live From Tirana 14:03 18/07/2026
“Kush i ka prekur?”/ Proteza në zonën e vitheve, trondit mjeku kirurg!
Live From Tirana 14:13 16/07/2026
“Shqiptarët në Top 5 në botë nga madhësia e pen*sit”, shokon mjeku kirurg:Nivele të larta anatomike!
Live From Tirana 14:09 16/07/2026
“Njerëzit kërkojnë gjëra të veçanta”, mjeku kirurg zbulon ‘sekretet’ rreth operacioneve plastike!
Live From Tirana 14:06 16/07/2026