At The Movies ju zbulon më tepër rreth sulmeve të kibernetikës.
@ the Movies
17:54 17/04/2021
Programi "At The Movies", përpos faktit që sugjeron filma me zhanre të ndryshme, gjithashtu vjen me informacione dhe tema shumë interesante. Këtë javë u fol rreth inteligjencës artificiale, rreziqet apo mundësitë e ndryshme që ofron ajo. I ftuar në studio për të diskutuar rreth temës ishte menaxheri komercial i kibernetikës, Florian Haçkaj. Për të zbuluar më shumë, ndiqni intervistën e plotë!
Florian Haçkaj
Arta Sinamati
Edi Hallaçi
Wizii Dj
“Love” dhe Genti Kame shkojnë në ‘Northern Virginia International Film Festival’, SHBA
@ the Movies
14:03 03/04/2021
Si çdo të premte, programi dedikuar 360 gradë kinematografisë sjell të rejat më të fundit dhe sugjerimet më ‘IN’ të momentit për filmat. “At the Movies” sugjeroi këtë javë filmin shqiptar “Love”, jo pa arsye. I nominuar për plot 14 kategori çmimesh, “Love” listohet kështu ndër kandidatët në ‘Northern Virginia International Film Festival’, SHBA. Genti Kame është nominuar si ‘Aktori më i Mirë’, e ndërsa të tjera nominime i janë dhënë “Love” si; ‘Filmi më i Mirë’, ‘Regjisori më i Mirë’, etj. Filmi është një komedi – romancë, prodhim i vitit 2019, që vjen nën interpretimin e aktorëve Genti Kame, Olta Gixhari, Gentjan Zenelaj, Gent Hazizi, Rozi Kostani, Herjon Mustafaraj, Luli Bitri dhe nën regjinë e Dionis Papadhimitrit.
Arta Sinamati
Edi Hallaçi
Genti Kame
Wizii Dj
Ergys Mërtiri: Populli shqiptar priret ta japë votën tek ai që është më i ashpër…
@ the Movies
15:32 27/03/2021
Me hapjen e fushatës elektorale në vend edhe në programin “At the Movies” sjellim atmosferën e politikës duke qenë edhe më pranë aktulitetit përveç përfshirjes në filma.
“The Campaign”, prodhimi amerikan i vitit 2012, me aktorët Will Ferrell dhe Zach Galifianakis, ishte filmi i preferuar i dy moderatorëve të programit, Edit dhe Artës, që jua rekomandojnë të gjithëve ta ndiqni, duke qenë se jemi tashmë zyrtarisht në muajin elektoral.
Për të folur për atë çfarë ndodh në realitetin shqiptar, ishte i ftuar analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, i cili pohoi se ashtu sikurse në filmin “The Campaign”, votuesit priren të preferojnë kandidatë që nuk qëndrojnë brenda kornizës së politikanit serioz, por pëlqejnë ata që prodhojnë lajm.
Për më shumë, ndiqni episodin e plotë!
Ergys Mërtiri
Edi Hallaçi
Arta Sinamati
Blogerja e apasionuar pas natyrës: Shqiptarët po ndryshojnë kulturën e të udhëtuarit
@ the Movies
17:38 22/03/2021
Blogerja e njohur e udhëtimeve në natyrë, Sonila Hyseni, na zbuloi stilin e saj të jetesës në natyrë, bukuritë dhe vendet që ka zbuluar dhe që ka në listë për të vizituar ende. Në udhëtimet e saj, të rralla kanë qenë rastet që i është dashur të përballet me rreziqe të mëdha apo luftë për mbijetesë, si Chris McCandles tek “Into the Wild”. Zakonisht moti është ai që na favorizon ose jo, tha Sonila, e sidomos nëse udhëton vetëm, ku të duhet të gjesh zgjidhje të shpejta për t’ju përshtatur rrethanave të vështira. Arta Sinamati Sonila Hyseni Danko Dj