Nga Rama në OKB tek Enca në qeli, ja ngjarjet që bënë bujë këtë muaj…
Dy të vërtetat e një lajmi
19:19 02/10/2023
Po mbyllim një verë përvëluese ku italianët ‘pushtuan’ Shqipërinë nga cepi në cep. Turizmi njohu shifra që nuk i kishim parë më herët, megjithatë nuk e dimë ende se sa kjo është përkthyer në para, pasi kishte dhe nga ata që ikën pa paguar. Kishte dhe nga ata turistë që nuk e gjetën dot furgonin për në Vlorë e nga ata që nuk panë vajza të bukura asgjëkundi. Megjithatë mund të themi se jemi të qetë pasi Mihali nuk u shfaq këtë verë. Me pak fjalë sezoni turistik mund të thuhet se u përmbyll me sukses, por çfarë po ndodh me atë politik vallë, i cili sapo ka filluar?!
Edison Hallaçi
Saix Dj
Mbahuni burra, dimri po vjen… – Një ngjarje dy të vërteta 09/09/2023
Dy të vërtetat e një lajmi
18:33 11/09/2023
Po mbyllim një verë përvëluese ku italianët ‘pushtuan’ Shqipërinë nga cepi në cep. Turizmi njohu shifra që nuk i kishim parë më herët, megjithatë nuk e dimë ende se sa kjo është përkthyer në para, pasi kishte dhe nga ata që ikën pa paguar. Kishte dhe nga ata turistë që nuk e gjetën dot furgonin për në Vlorë e nga ata që nuk panë vajza të bukura asgjëkundi. Megjithatë mund të themi se jemi të qetë pasi Mihali nuk u shfaq këtë verë. Me pak fjalë sezoni turistik mund të thuhet se u përmbyll me sukses, por çfarë po ndodh me atë politik vallë, i cili sapo ka filluar?!
Edison Hallaçi
Saix Dj
Arrestime dhe skandale, çfarë e karakterizoi qershorin…
Dy të vërtetat e një lajmi
21:05 03/07/2023
Ngjarje të shumta kanë ndodhur këtë muaj… Për të mos thënë skandale. E në fakt tani që po e mendojmë mirë, fjala ‘skandale’ qëndron më shumë. E dimë që të gjithëve ju shkoi menjëherë mendja tek Safet Gjici… Qershori u karakterizua gjithashtu dhe nga arrestime dhe lajme të tjera aktuale; arrestimi i Vangjush Dakos dhe lirimi i Saimir Tahirit, apo dhe kontrolli i policisë në ambientet e kampit MEK. Përveç se në Shqipëri, edhe në botë ndodhën një sërë ngjarjesh, që nga mbytja e nëndetëses Titan e deri tek rebelimi i Wagner…
Edi Hallaçi
Dj Saix
Një ngjarje dy të vërteta 04/06/2023
Dy të vërtetat e një lajmi
10:57 07/06/2023
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.
Edi Hallaçi
Saix Dj
Një ngjarje dy të vërteta 30/04/2023
Dy të vërtetat e një lajmi
20:52 01/05/2023
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?! Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.
Edi Hallaçi
Dj Saix