Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 duke sjellë emisionin më të ri “A live Night”. Ky show është një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.
“A Live Night” kthehet me një speciale për Shpat Dedën dhe koncertin e tij autorial. Histori dashurish pa fund kanë Shpat Dedën në sfond. Mes zjarrit të shkëndijave të para, oqeanit të dashurisë që rritet, dhe lotëve të humbjes, kënga e Shpat Dedës jehoi në një brez të tërë. Me historitë e tij të dashurisë së jetuar dhe të humbur, me lotët, ëndrrat dhe ninullat.
Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe muzikë cilësore u përjetua në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve më 28 dhe 29 prill, ku Shpat Deda solli për publikun këngët e tij më të dashura. I shoqëruar nga grupi The Private Jets dhe trompisti ndërkombëtar Raynald Colom, artisti ndërtoi një atmosferë unike, ku muzika dhe poezia u ndërthurën në një përvojë katarsisi shpirtëror. Energjia e publikut, që këndoi së bashku me të, konfirmoi lidhjen e fortë mes artistit dhe dëgjuesve. Një ndërthurje e muzikës dhe poezisë përmes këngëve më të njohura të artistit. Sepse ky nuk ishte një koncert i zakonshëm, ky ishte “Katarsis”, një udhëtim shpirtëror që të fton në reflektim.
“Katarsis” vjen më 30 maj, të shtunën, ora 21:00, në Top Channel, Top Albania Radio dhe TAR TV!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio regjisori i njohur, Ergys…
Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të…
Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të…
Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të…
Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të…
Këtë muaj nis një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve…