Koncepti i sotëm për jetën është totalisht ndryshe nga 10 apo edhe 5 vjet më parë. Infrastruktura e përcjelljes së informacionit, mënyra se si kryejmë detyrat e përditshme, koncepti i zbavitjes, i formimit profesional e personal takohen të gjitha dikur me digjitalen. Algoritmet tashmë qeverisin botën.
Jonka do të trajtojë në dy orë emision çdo javë, koncepte të avancimeve teknologjike e inxhinierike të cilat në metropolet e zhvilluara po bëhen krejt të zakonshmen e në mënyrë të pashmangshme do të vijnë edhe në të përditshmen tonë. Më shumë sesa orë mësimi, emisioni do të shpjegojë marrëdhënien tonë me teknologjinë, nga smartphone-i, rrjetet sociale, hapësira virtuale, karriera në të, monetizimi dhe gjithçka fshihet pas tyre.
Çdo ditë do të kemi një temë kryesore, historikun e saj, si shfrytëzohet ajo, nga kush e si duhet të raportohemi me të. Çfarë është 5G? Kriptomonedha? Sa respektohet intimiteti ynë nga interneti? Të shpjeguara nga moderatori por edhe nga një i ftuar kompetent, në fushën ku përqendrohemi.
Personazhet që qeverisin teknologjinë e 2021-shit. Mitet mbi aparatet që përdorim çdo ditë. Përse një iPhone, përse një android? Video-lojra, përse një karrierë në sporte virtuale është më e mirë se sportet fizike.
Lajmet më të fundit nga bota e teknologjisë si dhe quiz-e shpërblyese. Muzika nuk do të mungojë, por edhe me të do të lidhemi herë pas here, edhe ajo përparon njejtë si algoritmet.
Sipërmarrësi i sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, Eduart Istrefi i ftuar në “Ta Thotë Jonka”…
Emisioni “Ta Thotë Jonka” vjen edhe ditën e sotme me shumë gjëra interesante rreth teknologjisë….
Ditën e sotme në “Ta Thotë Jonka” u fol për përfshirjen e vajzave në fushat…
Një episod ndryshe ditën e sotme në “Ta Thotë Jonka”, teksa Jonka u përqëndrua te…
E hëna është dita e dijeve teknologjike, dita e zbulimeve të mëdha tepër surprizuese teksa…
“Ta Thotë Jonka”, emisioni i preferuar i atyre që dinë rreth teknologjisë, por edhe shkolla…
I ftuar në “Ta thotë Jonka” për të folur rreth mbetjeve elektronik ishte Brenton Bënja…
Siç dihet tanimë, çdo të hënë përditësohemi rreth zbulimeve më të reja teknologjike. Jeni kuriozë…
I ftuar në “Ta thotë Jonka”, inxhinieri i IT, Arbenit Kryeziu i cili jeton dhe…
Holger Cara nga Blink Team, skuadra e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në lojërat online që…
I ftuar në “Ta Thotë Jonka”, inxhinieri në shkencën e Informatikës Jurlind Burdushi, ka folur…
Një ndër arsyet përse e ndërrojmë më shpesh telefonin ose e ndryshojmë kur del versioni…