G Bani: “Jam mbështetës i Luizit por më ka pëlqyer edhe Olta”!
Pardon My French
17:47 18/05/2023
I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë artisti i njohur G-Bani. Ai së fundmi ka sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri, rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua”. Përveç muzikës sigurisht që artisti zbuloi edhe detaje të tjera në lidhje me një format që theu rekorde në shikueshmëri në vendin tonë, “Big Brother VIP”.