Megi Pojani dhe Jurgen Bala rrëfejnë për eksperiencën e tyre në “Dancing With The Stars”!
Pardon My French
20:42 28/09/2022
"Pardon My French" ditën e sotme erdhi me episodin e parë për këtë sezon të ri dhe me të ftuar shumë specialë. Thënë kjo specialë, pasi për herë të parë në një dalje publike ishin të ftuar dy nga çiftet e spektaklit "Dancing With the Stars" që do të nisë në Top Channel për të folur më shumë mbi këtë eksperiencë.
Në pjesën e parë të programit ishte vetë një nga prezantueset, Elona Duro e cila është dhe një nga konkurrentet e 'DWTS' së bashku me partnerin e saj skenik, Anxhelon. Ndërsa në pjesën e dytë, Megi Pojani me balerinin Jurgen Bala.
Megi Pojani
Jurgen Bala
Elona Duro
Jonida Aliçkolli
Dj Wizii
Mos harroni “Pardon My French” nga 28 shtatori në Top Albania Radio!
Pardon My French
13:24 12/09/2022
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli dhe Elona Duro të cilat e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.
Elona Duro
Jonida Aliçkolli