Kundër Rrymës: Mësuesit që nuk duan të bëjnë vaksinën…
Pardon My French
21:29 18/03/2021
Në "Pardon My French" duhet të keni parasysh edhe pjesën "Kundër Rrymës". Për ata që nuk e dinë, këtu prezantohen të gjitha komentet në rrjet që shkojnë kundër rrymës, pra janë të kundërta dhe anormale. Këtë herë iu bashkua edhe e ftuara e kësaj puntate, Roza Lati... Me shumë batuta dhe humor, dëgjoni Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo për më shumë të qeshura.
Roza Lati së shpejti me projekte të reja, njëri më ndryshe se tjetri…
Pardon My French
18:21 18/03/2021
Ebija e aktores së njohur të humorit, Rita Latit njihet për karakterin e saj të veçantë dhe moskokëçarës, i thotë gjërat troç, e pikërisht për këtë fakt ka rrëmbyer vëmendjen e publikut.
Bëhet fjalë për moderatoren e “Why Not” Roza Lati, e cila ishte sot e ftuar në Top Albania Radio.
Në një intervistë për emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, Roza dhuroi shumë energji pozitive dhe batuta, ndër të tjera zbuloi edhe projektet e saj më të reja.
Sa iu përket projekteve, Rozën do ta shohim së shpejti në një projekt muzikor nga studio e Bojken Lakos, por jo vetëm kaq… Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, normalisht që vajza duhet të ndjekë edhe pak hapat e nënës së saj dhe këtë herë do ta shohim si një aktore në një projekt filmik.
Këngën e kam nga studio e Bojken Lakos, Bojkeni i madhi, ju të Top Albania Radio-s e njihni mirë edhe Boku ka produksionin e vet ‘Bulza Entertainment’ pastaj për tekstin, për melodinë… me u përshtat me mua me tipin tim është dikush tjetër, ai person do që unë t’ja them emrin në momentin që kënga do të dali.
Është dikush shumë i njohur është një ‘hit-maker’ (dikush që realizon hite).
Projekti tjetër që ka në dorë është filmi që përmendëm më lart dhe Roza do të marë pjesë si aktore:
Është një projekt filmik, kinematografik, është diçka e bukur. Kisha Renada Cacin të ftuar në ‘Why Not’ edhe bashkë me të e lançuam që jemi pjesë e kësaj gjëje…
Dardha nën dardhë bie… -shton ajo duke nëmkuptuar në këtë mënyrë që është një talent i trashëguar nga nëna e saj, Rita Lati.
S’ka më ‘drama’ për Anxhelinën! Së shpejti bashkëpunim me artistë të huaj?!
Pardon My French
21:05 12/03/2021
Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare që pas një pauze për disa vite, u rikthye fuqishëm në tregun muzikor.
Fjala është për Anxhelina Hadërgjonaj, e cila për projektin e saj më të ri “No Drama” po përflitet në rrjete sociale e në faqet rozë.
Për të na folur rreth pauzës së saj dhe projektet e reja muzikore, Anxhelina ishte e ftuar në Top Albania Radio.
Në një intervistë nëpërmjet linjës telefonike në programin “Pardon My French” me moderatorët, Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo, bukuroshja shuan kuriozitetin e të gjithëve.
Fillimisht ajo sqaron për publikun se projekti i saj i fundit “No Drama” ishte për një periudhë kohe, kur ajo kishte pasur ‘drama’ në jetë. Tashmë shpjegon se ndihet më mirë dhe duhet të presim projekte të reja.
Gjithashtu ajo thekson se momentin e pauzës e ka bërë për arsye se nuk është shumë e kënaqur me veten, dëshiron më të mirën e mundshme dhe jo këngë komerciale.
E pyetur nëse do të ketë një bashkëpunim me shqiptarë ose të huaj, Anxhelina Hadërgjonaj shprehet:
Të huaj kam diskutuar… shqiptarë do të doja shumë se ka shumë artistë shqiptarë që më pëlqejnë vërtetë dhe i dëgjoj këngët e tyre shumë shpesh…
Një tjetër detaj, për të gjithë ata që duan ta dinë, Anxhelina pohoi se është ‘single’, gjithsesi u mendua paksa para se ta thoshte… Tashmë ajo po pushon në ambientet më luksoze të vendit të ëndrrave, në Maldive.