Olta Gixhari intervistë për herë të parë në TAR, pas kthimit në Shqipëri
Pardon My French • 19:59 04/02/2021
Aktorja e njohur, Olta Gixhari është rikthyer në Shqipëri, pas qëndrimit të saj në Spanjë. Vetëm pak ditë ka që është kthyer dhe ajo nuk ka dhënë asnjë intervistë në media, por mbrëmjen e sotshme ishte në linjë telefonike në Top Albania Radio. E ftuar në programin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, Olta rrëfen disa gjëra më shumë rreth jetës së saj private dhe profesionale. “Nënë e vërtetë bëhesh tek fëmija i dytë” edhe pse është ende herët, Olta shprehet se e ka në plan. E pyetur se çfarë karakteristikash do t’i mësonte ajo dhe bashkëshorti i saj, djalit Amar, Olta shprehet se duhet të marrë gjithçka nga babai i tij. Kështu ajo tregon pak detaje nga lidhja me bashkëshortin, portretin e të cilit e ka mbajtur sekret. Lidhja e tyre ka qënë dashuri me shikim të parë. E pyetur se kur do ta shikojmë partnerin e saj, aktorja zbulon se ai është aq i bukur, sa nuk do ta ndajë kurrë me publikun. Ndërkaq shton se Amar i ngjan shumë babait të tij, por ne ende nuk e kemi shikuar edhe portretin e vogëlushit.
Kurrë… asnjëherë… është shumë i bukur do ta mbaj për vete… Po e them për herë të parë, Amari është kopja e babit të vet.
Sa i përket projekteve të reja, Olta ndryshe nga të tjerët shprehet se i ka pëlqyer karantina dhe e ka shijuar në maksimum. Madje dëshiron edhe një karantinë të dytë…
Olta Gixhari intervistë për herë të parë në TAR, pas kthimit në Shqipëri
Pardon My French 19:59 04/02/2021
Protagonistët e Big Brother 1 komentojnë “Kundër rrymës”
Pardon My French 20:47 28/01/2021
Protagonistët e Big Brother 1: “Për’puthen është me skenar”
Pardon My French 20:45 28/01/2021
Lajmi i Albi Nakos dhe Bela nën syrin e Jonidës dhe Kevit…
Pardon My French 20:26 28/01/2021
A do të merrte pjesë Noçja e Big Brother 1 në Big Brother VIP?!
Pardon My French 19:24 28/01/2021
Saimir Kodra do të rikthehet në radio?!
Pardon My French 22:54 21/01/2021
Mashkulli më “SICKO” shqiptar sipas Taynës: Edi Rama…
Pardon My French 20:16 21/01/2021