Incidenti i Eva Muratit në emisionin italian “Tiki Taka”
PASÓ
17:05 03/04/2021
Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, mbrëmjen e sotshme ishte e ftuar në emisionin sportiv “Paso” në Top Albania Radio. Në një intervistë ne Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbanin, Eva Murati zbulon se është tifoze me Partizanin, por ndër të tjera rrëfen dhe eksperiencën e saj më të keqe para se të dilte në ekranin Italian. Fillimisht në bisedë e sipër, Eva zbulon se nuk ka qenë tip ‘supersticioz’ por kohët e fundit ka nisur të jetë, kjo gjë për shkak të eksperiencës së hidhur që ka ndeshur në Itali. Eva shndriti në studion e “Tiki Taka-s”, me fustanin e kuq, tepër elegant, duke i dhënë një shkëlqim special studios italiane, por në “Paso” ajo zbulon prapaskenat që nuk do t’i besoni. Në valixhen e saj ishte derdhur larësi i fytyrës dhe fustani ishte bërë me njolla, saqë e gjithë media u ngrit në këmbë për të pastruar dhe siguruar fustanin e Evës... Ndiqni intervistën e plotë...
Eva Murati
Denis Dyrnjaja
Glenti Nallbani
Analizë për kombëtaren, ndeshja me Anglinë…
PASÓ
14:31 28/03/2021
Në emisionin sportiv "Paso" në studio dhe gjithashtu në linjë telefonike pati shumë të ftuar për të diskutuar rreth kombëtares, veçanërisht ndeshjen me Anglinë. Një tifoz i zjarrtë i kësaj skuadre është edhe Gerd Vaso, i cili ishte në studio. Gjithashtu diskutime, pa lënë pas edhe kritika patëm nga Shkëlqim Muça, Arjan Peço dhe Lorenc Jemini.
Denis Dyrnjaja
Glenti Nallbani
Komiteti Teknik anti-COVID, i thotë JO FSHF-së për të lejuar tifozët në ndeshjen Shqipëri-Angli
PASÓ
14:57 20/03/2021
Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur Komitetit Teknik Anti-COVID kërkesën për të lejuar një numër të kufizuar tifozësh në ndeshjen e 28 marsit në Arenën Kombëtare Air Albania. I ftuar në Emisionin “PASO” në Top Albania Radio, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit informoi se grupi i ekspertëve të shëndetësisë ka refuzuar lejimin e tifozëve qoftë edhe në numër të reduktuar dhe me distancë nga njëri tjetri. Ndiqni intervistën e plotë.
Ilir Shulku
Denis Dyrnjaja
Glenti Nallbani
Erion Braçe: Mezi po pres ta kap në flagrancë Armand Dukën në fushatë!
PASÓ
17:33 06/03/2021
Emisioni sportiv “Paso” mbrëmjen e djeshme ngjalli shumë dinamikë në studion e Top Albania Radio-s.
I ftuar në studio ishte gazetari i njohur, Artan Hoxha, për të komentuar rreth ngjarjeve të fundit nga fusha e sportit, por pa lënë pas edhe politikën, sidomos me ndërhyrjen telefonike të zëvëndës kryeministrit, Erion Braçe.
Në bisedë e sipër bashkë me Artan Hoxhën dhe moderatorët në studio, Erion Braçe shpreh dëshirën e tij që presidenti i Federatës së Futbollit, bëhet fjalë për Armand Dukën, të mos bëhet pjesë e politikës, por fatkeqësisht, Denis Dyrnjaja e vendos në dijeni se kjo gjë sapo ka ndodhur tashmë dhe është tepër vonë për këtë thirrje.
Mesa duket, Braçe nuk e priste këtë ndryshim dhe në një farë mënyre jep një tjetër deklaratë:
Meqë ai ma njeh mua meritën e madhe që unë informoj UEF-ën për bëmat e tij, mezi po pres ta kap në flagrancë në fushatë elektorale. Mezi po pres… mezi po pres…
Denis Dyrnjaja
Glenti Nallbani
Erion Braçe
Gjergj Ruli dhe Izmir Smajlaj në Poloni, tregojnë kushtet e vështira në të cilat ndodhen
PASÓ
17:32 06/03/2021
Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtarë të sallave të mbyllura që u zhvillua më 24 shkurt në Beograd të Serbisë.
I ftuar sonte në një linjë telefonike në emisionin sportiv “Paso” në Top Albania Radio ishte trajneri i tij, Gjergj Ruli. Të dy ndodhen për momentin në Poloni dhe Gjergji tregon kushtet e vështira, me të cilat po përballen për shkak të ndryshimit të klimës.
Ruli shprehet se aty është çdo gjë e mbyllur dhe stërvitjet bëhen në ambient të hapur. Rezultati i Izmirit në garën e atletikës ishte në vendin e tretë. Ishin kushtet e vështira ato që e penguan Izmirin për të dhënë rezultatin maksimal, ndërsa finalistët e shikonin si konkurrentin më të fortë.
Gjithashtu, Ruli e krahason Izmirin me një makinë “Ferrari” në këtë garë.