David Anthony Prifti

David Anthony Prifti, është një artist në shpirt me pasion të thellë për muzikën dhe kinematografinë.
Me një formim ndërkombëtar dhe një diplomë në Media dhe Kulturë nga Amsterdami (qyteti që e identifikon), ai ka zgjeruar hap pas hapi horizontin e tij kreativ. Pianist që prej fëmijërisë, tekstshkrues dhe këngëtar me eksperiencë, David ka pasur gjithashtu një prezencë te ndjeshme në modeling, duke patur mundësinë të bashkëpunojë me marka prestigjoze brenda dhe jashtë vendit.

Ndër të tjera, ai paralelisht është aktiv prej më shumë se 3 vitesh në fushën e marketingut, duke udhëhequr dhe menaxhuar kompani/brande të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Me ëndrrën për të ndjekur artin deri në skenat e Hollywood-it dhe për të arritur majat me punë dhe përkushtim, ai i bashkohet Top Albania Radios për të ndarë pasionin dhe frymëzimin e tij me publikun.

Follow David