Dea Vieri

Dea Vieri është një prezantuese dhe influencere shqiptare, e njohur për personalitetin e saj të sinqertë dhe energjinë autentike. Me origjinë nga Çorovoda, ajo nisi udhëtimin e saj artistik që në fëmijëri, duke u angazhuar në Qendrën Kulturore të Fëmijëve. Puna dhe këmbngulja për të qënë e arrirë, e çoi ne ShBA  me një bursë të plotë, ku kaloi një vit duke zhvilluar talentin e saj në teatër. Dea ka studiuar Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës dhe ka qenë pjesë e Teatrit Shëtitës Çajupi, ndërsa ëndrra për t’u bërë pjesë e ekranit u konkretizua në “E Diell” në Top Channel, ku spikati për opinionet e saj të drejtpërdrejta dhe për trajtimin e temave të ndjeshme në mënyrë unike.

Përveç angazhimit në media, Dea ushqen një dashuri të veçantë për psikologjinë, leximin dhe shkrimin – një pasion që, ndonëse personal, e frymëzon vazhdimisht. Ajo është e ndikuar nga historitë e grave që kanë thyer tabu dhe kanë sjellë ndryshime në shoqëri. Përmes projekteve të ardhshme, Dea synon të ndikojë në komunitet si një grua që i sfidon kufijtë e traditës, duke frymëzuar të tjerët të ndjekin pasionet e tyre pa kompromise.

Follow Dea