Dy të vërtetat e një lajmi 02/10/2022
Dy të vërtetat e një lajmi • 19:32 03/10/2022
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? A nuk e ndjejmë këtë te formalizmi shoqëror dhe konformizmi publik?! Nuk ndodh kështu kur flasim për rrugët, shkollat, shëndetin, rendin e sigurinë, ajrin, ujin, rregullin publik e pastërtinë?! Nuk ndodh kur humb jeta e një të riu në aksident apo krim, e një të moshuari në azil apo në harrim?! A nuk ndodh kështu kur raportojmë e flasim për paratë publike dhe ekonominë?! Gjetja e mesit të artë për të pretenduar se ka një të vërtetë është e barabartë me utopinë. Pra të gjitha këto dhe jo vetëm këto, kanë dy anët e medaljes dhe realitetit, njërin formal e tjetri prej vërteti, ky i dyti shpesh i pathënë, i mohuar apo shtrembëruar. Ndaj mëkati profesional na thërret në ndërgjegje që t’i themi disa të vërteta në realitetet e veta. Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”. Edi Hallaçi Dj Saix
Berisha në garë me veten…– Një lajm dy të vërteta – 31/05/2026
Dy të vërtetat e një lajmi 19:13 03/06/2026
Belinda VS Elisa/Partia Socialiste në “kaos”! – Një lajm dy të vërteta – 05/04/2026
Dy të vërtetat e një lajmi 21:44 07/04/2026
“Tërmet” në qeveri, ikën Balluku, Berisha “i bllokon” rrugën! – Një lajm dy të vërteta – 01/03/2026
Dy të vërtetat e një lajmi 22:18 03/03/2026
Telenovela “Balluku”, Rama kukafshehtas me Kushtetuesen – Një lajm dy të vërteta – 28/12/2025
Dy të vërtetat e një lajmi 22:54 30/12/2025
Zegjineja mëson hierarkinë – Një lajm dy të vërteta – 03/12/2025
Dy të vërtetat e një lajmi 22:21 03/12/2025
‘Parada’ e SPAK dhe shtatzënia e Diellës – Një lajm dy të vërteta – 02/11/2025
Dy të vërtetat e një lajmi 21:48 04/11/2025
‘Diella dhe Bukuroshi’/Parlamenti nisi ashtu si e ‘bitisi’ – Një lajm dy të vërteta – 05/10/2025
Dy të vërtetat e një lajmi 21:46 06/10/2025