Dylan Reka

Dylan Reka, i lindur në Tiranë ka filluar ka filluar të merret me rrugën e artit dhe me muzikën që në moshën dy vjeç e gjysmë, ku është dalja e tij e parë në festivalin Çelësi i Artë, i vlerësuar me çmimin e publikut. Nga mosha 4-12 vjeçare ka qenë pjesëmarrës në festivalet e femijëve në Shkodër, Tiranë dhe Shkup. Fitues i shumë çmimeve të para si dhe i renditur në vendin e tretë në festivalin e këngës në vitin 2016 me këngën “Mos Harro”. Shpesh krahasohet dhe me artistin e njohur The Weeknd, për nga zëri dhe stili i tij. Në Top Albania Radio Dylan vjen për një ëndërr të re… Përveç të qenit këngëtar dëshira e tij është që të jetë një figurë radiofonike dhe televizive e suksesshme. Shprehja e tij e preferuar: “Ti bëhesh ajo që mendon dhe besoji procesit…”

Follow Dylan