Eda Bano, e diplomuar fillimisht si inxhiniere ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës, më pas e sheh veten tek hap institutucionin arsimor parashkollor “Kopshti Princi i Lumtur” ku punon prej 18 vitesh. Nese pyet atë, nuk ka punuar asnjë ditë në jetën e vet pasi është e dashuruar me punën e saj. Hobi janë udhëtimet; ka shëtitur në 7 kontinente dhe 120 shtete. Dashuria për jetën, njerëzit, për qiellin, diellin, yjet, lulet, pemët, zogjtë… Dashuria për gjithçka e këdo është ajo që e motivon. S’pret asgjë nga jeta dhe gjithçka i vjen si dhuratë në jetë. Është martuar katër herë (me të njëjtin bashkëshort) dhe ka dy fëmijë. Aktualisht është duke ndjekur master profesional për menaxhim dhe drejtim në arsim, pasi rritja profesionale në fushën e arsimit është tjetër aspiratë e saj.