Filma & TV Shows

Moana
Disney sjell adaptimin e shumëpritur me aktorë të vërtetë të hitit të dashur të animuar “Vaiana”. Catherine Laga’aia interpreton rolin e detares së guximshme Vaiana, ndërsa Dwayne Johnson rikthehet si gjysmëperëndia karizmatik dhe qerrata Maui. Publiku përfshihet në një aventurë spektakolare që sjell në jetë ishullin magjik të Motunuit dhe banorët e tij të veçantë, me personazhe të paharrueshëm si kakamorët luftarakë, por simpatikë. Kur Vaiana i përgjigjet thirrjes së oqeanit, ajo lundron për herë të parë përtej gumës koralore të shtëpisë së saj dhe nis një udhëtim epik për të rikthyer mirëqenien e popullit të saj. “Vaiana” në versionin live-action sjell pamje madhështore, emocione të fuqishme dhe këngë të paharrueshme në një përvojë të re kinematografike.
Loja e fundit
Luizi, një këngëtar i harruar, bëhet papritur i famshëm brenda ditës dhe gjithë Shqipëria çmendet! Për të ruajtur famën dhe për të fituar zemrën e Kiares, vajzës që dashuron, ai duhet të mbajë një gënjeshtër që i fut të dy në një varg situatash plot humor dhe kaos.
Kazerma
Në një reality show të pamëshirshëm me temë ushtarake, një grup konkurrentësh - secili me plagët, ambiciet dhe sekretet e veta të fshehura - janë të mbyllur brenda kazermave nën vështrimin e ftohtë të një ekipi prodhimi llogaritës. Në qendër qëndron Fredi, një kampion i rënë i realitetit i ngarkuar nga borxhet dhe humbjet personale, i cili kthehet duke shpresuar të rimarrë jetën dhe familjen e tij. Ndërsa sfidat intensifikohen, aleancat thyhen dhe kufijtë midis argëtimit dhe shfrytëzimit zhduken, konkurrenca zbulon anën e saj më të errët. Ndjekja e pamëshirshme e famës i shtyn të gjithë në kufijtë e tyre, duke çuar në një akt final ku spektakli, dëshpërimi dhe kostoja e ekspozimit shpërthejnë në një fund tronditës dhe të paharrueshëm.
Evil Dead Burn
EVIL DEAD BURN sjell përvojën më të egër e më të frikshme të kësaj sage deri sot duke shpërthyer në ekranet e mëdha me një histori krejt të re masakrash dhe kaosi demonik. Pas humbjes së të shoqit, një grua kërkon ngushëllim te vjehrrit në shtëpinë e tyre të izoluar. Ndërkohë që ata shndërrohen një nga një në Lugetër, duke e kthyer takimin familjar në një makth të vërtetë, ajo zbulon se betimet që ka bërë në jetë… vazhdojnë të vlejnë edhe pas vdekjes.
Falli 2
Fati i cili tashmë duket se ka gjetur dashurinë e jetës së tij, vendos që këtë dashuri me Anxhin ta kurorëzojnë me martesë . Nje ofertë pune bëhet shkak debatesh mes ciftit duke nxjerrë ne pah kshu nje anë të errët të Fatit e duke e vendosur këtë të fundit përpara disa zgjedhjeve të veshtira. Nderkohe Fallxhorja Landa duke qenë se skemat e saj te mashtrimit filluan te dalin ne pah, zgjedh një formë ndryshe mashtrimi duke fituar famë akoma edhe më të madhe. Por fiks ne kulmin e suksesit të saj karma e atyre te cilit i kishte manipuluar dikur , fillon ta perndjekë duke i trazuar komplet jetën.
The Invite
Fituesja e çmimit Oskar, Penelope Kruz, bashkë me Eduard Norton, Seth Rogen dhe Olivia Uajld, udhëheqin këtë komedi inteligjente për një natë, një martesë, seksin dhe të vërtetat e panumërta të pakëndshme që do të dalin në sipërfaqe. Xho e Anxhela kanë kohë që përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët, por një darkë me fqinjët mund t’i detyrojë të përballen me çështje që prej kohësh i kanë fshehur nën rrogoz. Ajo që nis si një vizitë e thjeshtë mes fqinjësh shpejt shndërrohet në një mbrëmje të mbushur me rrëfime të sikletshme, sugjerime të papritura, xhelozi, dëshira të fshehta dhe biseda që shumica e çifteve nuk do t’i bënin kurrë me zë të lartë. Ndërsa vera rrjedh dhe maskat bien ngadalë, kufiri mes mirësjelljes shoqërore dhe katastrofës së plotë emocionale bëhet gjithnjë e më i hollë. Në një apartament, gjatë një mbrëmjeje të vetme, katër persona do të zbulojnë shumë më tepër për njëri-tjetrin sesa kishin planifikuar ndonjëherë.
The Death of Robin Hood
I përballur me një jetë krimi e vrasjesh, Robin Hudi e gjen veten të plagosur rëndë pas një beteje që mendonte se do të ishte e fundit për të. Në duart e një gruaje misterioze, i ofrohet një mundësi për shpëtim.
Minions & Monsters
Illumination e zgjeron universin e animuar gazmor me një kapitull të ri plot zhurmë në panteonin më të madh të animuar që ka njohur bota: Minions & Monsters. Me suksesin botëror të komedisë më të mirë të verës 2024, Despicable Me 4, të saporealizuar, Illumination e zgjeron universin e animuar gazmor me një kapitull të ri plot zhurmë, ku përfshihen personazhe të reja, në panteonin më të madh të animuar që ka njohur bota: Minions & Monsters. Kjo është historia e rrëmujshme, qesharake dhe plotësisht e vërtetë se si Minions pushtuan Hollivudin, u bënë yje kinemaje, humbën gjithçka, lëshuan përbindëshat nëpër botë dhe pastaj u mblodhën bashkë për të shpëtuar planetin nga kaosi që sapo kishin krijuar. Minions & Monsters vjen me regji të kandidatit për çmimin Oskar® Pierre Coffin, një regjisor i tre filmave të parë Despicable Me dhe filmit të parë të Minions. Coffin gjithashtu ka mundësuar zërin për Minions që në debutimin e tyre në kinema në 2010. Filmi vjen me skenar të Brian Lynch (filmat Minions, The Secret Life of Pets) dhe Pierre Coffin dhe me producent kandidatin e Academy Award® njëkohësisht themelues dhe drejtor ekzekutiv i Illumination Chris Meledandri si dhe producentin Bill Ryan (producent ekzekutiv i The Super Mario Bros. Movie). Producenti ekzekutiv i filmit është Brian Lynch. Mbi dhjetë vite pas krijimit, Minions janë bërë personazhet vizatimore më ikonike të gjeneratës së tyre. Të njohur anembanë globit dhe të dashur nga fansa të të gkitha moshave, ata i kanë transformuar Despicable Me dhe Minions të Illumination në suksese kinemaje që kanë gjeneruar mbi $5.6 miliardë dollarë.
Deep Water
Fituesi i çmimit Oskar, Sër Ben Kingsli dhe Aron Ekhart luajnë në këtë thriller aksion dhe horror plot tension, ku pasagjerë nga e gjithë bota përballen me grabitqarët më të rrezikshëm të oqeanit pas rrëzimit të një avioni, një betejë që mund të mos lërë askënd gjallë. Një grup pasagjerësh nga vende të ndryshme detyrohen të bëjnë një ulje emergjente në mes të oqeanit gjatë një fluturimi nga Los Anxhelesi drejt Shangait. Ndërsa mbetjet e avionit shndërrohen ngadalë në një kurth pa rrugëdalje, gjaku në ujë tërheq grabitqarët më vdekjeprurës të thellësive. Të bllokuar larg tokës, të mbijetuarit duhet të bashkojnë forcat për t’u bërë ballë peshkaqenëve të etur për gjak dhe për të luftuar për jetën e tyre në një garë kundër kohës, ku çdo gabim mund të sjellë vdekje të sigurt.
Obsession
Pasi theu “Shkopin e Shprehjes së Dëshirës” për të fituar zemrën e vajzës që do, një romantik i pashpresë e gjen veten duke arritur pikërisht atë që do. Pasi theu “Shkopin e Shprehjes së Dëshirës” për të fituar zemrën e vajzës që do, një romantik i pashpresë e gjen veten duke arritur pikërisht atë që do por shumë shpejt zbulon se disa dëshira kanë një çmim të errët dhe të lig.
Supergirl
Këtë verë, DC Studios sjell një hit të ri që ngre edhe më lart spektaklin e superheronjve në ekranin e madh. I drejtuar nga Craig Gillespie dhe me skenar nga Ana Nogueira, filmi ka në rolin kryesor Milly Alcock në një rol të fuqishëm të dyfishtë si Kara Zor-El / Supervajza, një heroinë historia e së cilës do të ndryshojë ekuilibrin e forcave në univers. Kur një armik i pamëshirshëm godet shumë pranë saj, Kara detyrohet të nisë një udhëtim epik ndërgalaktik për hakmarrje dhe drejtësi. Duke u bashkuar me një aleat të papritur, ajo përballet me kërcënime që do të vënë në provë jo vetëm fuqinë e saj, por edhe zemrën e saj.
Toy Story 5
“Toy Story 5”, nga studiot Pixar dhe Disney, sjell një aventurë të re plot lojë dhe humor, ku lodrat e preferuara përballen me sfidat e botës moderne. Këtë herë Bazi, Udi, Xhesi dhe pjesa tjetër e grupit përballen me një kërcënim krejt të ri për lojën e fëmijëve, lodrën inteligjente të teknologjisë së lartë Lilipad, një tablet në formë bretkose, që ndryshon rregullat e lojës dhe e bën misionin e tyre më të vështirë se kurrë. Me humorin, ngrohtësinë dhe emocionin karakteristik, “Toy Story 5” sjell një këndvështrim të freskët dhe plot zgjuarsi mbi një botë ku magjia e përjetshme e lojës takon teknologjinë.
Disclosure Day
Po të merrnit vesh që ne nuk jemi vetëm, po t’iu tregonte dikush, t’ua vërtetonte dikush këtë, do të trembeshit? Këtë verë e vërteta iu përket shtatë miliard njerëzve. Po i afrohemi...Ditës së Të Vërtetës. Universal Pictures przanton me krenari një film të ri me histori origjinale të krijuar dhe me rgji të Steven Spielberg. Në film luan fitueasja e çmimit SAG dhe kandidatja e çmimit Oscar® Emily Blunt (Oppenheimer, A Quiet Place), fituesi i çmimeve Emmy dhe Golden Globe Josh O’Connor (Challengers, The Crown), fituesi i çmimit Oscar® Colin Firth (The King’s Speech, filmat Kingsman), Eve Hewson (Bad Sisters, The Perfect Couple) dhe dy herë kandidati i çmimit Oscar® Colman Domingo (Sing Sing, Rustin). Bazuar në një histori të Spielberg, skenari vjen nga David Koepp, që më parë ka punuar me Spielbergun në skenarë për Jurassic Park, The Lost World: Jurassic Park, War of the Worlds and Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull. Së bashku këta filma fituan mbi 3 miliardë dollarë nëpër botë. Koepp gjithashtu shkruajti skenarin për 2025’s Jurassic World Rebirth që doli në vitin 2025. Disclosure Day vjen me produksion të pesë herë kandidates për çmimin Academy Award® Kristie Macosko Krieger (The Fabelmans, West Side Story) dhe të Spielberg për for Amblin Entertainment. Producentët ekzekutivë janë Adam Somner dhe Chris Brigham. Steven Spielberg është një ndër kineastët më të suksesshëm dhe më me ndikim të industrisë. Regjisori më fitimprurës i të gjitha kohërave, Spielber ka sjellë suksese kinematografike si Jaws, E.T. The Extra-Terrestrial, filmat e Indiana Jones franchise dhe Jurassic Park. Mes vlerësimeve të tij të shumta, është fitues i tre çmimeve Academy Award®, duke përfshirë çmime Oscar® për Regjisorin Më Të mirë dhe Filmin Më Të Mirë me Schindler’s List, film që mori në total shtatë Oscars®, dhe si Regjisori Më I Mirë për Saving Private Ryan. Filmi i tij i fundit, The Fabelmans, doli nga Universal në 2022 dhe ishte kandidat për shtatë çmime Academy Award®, mes tyr edhe për Regjinë, Skenarin Më Të Mirë Origjinal, Aktoren Më Të Mirë dhe Filmin Më Të Mirë.
Scary Movie 6
Dy miqtë gjenden sërish të përfshirë në kaos, përballë vrasësve, monstrave dhe krijesave mbinatyrore.